Policia flet për hyrjen e Cecës në Kosovë

Aktuale

Policia flet për hyrjen e Cecës në Kosovë

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 11:26
Svetlana Raznatovic

Edhe sot pritet që të mbahet një protestë nga komuniteti serb në Mitrovicën e Veriut, si kundërshtim ndaj taksës prej 100% të vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe. 

Në këtë protestë është paralajmëruar se do të marr pjesë edhe këngëtarja serbe, Svetlana Raznatovic e cila është e njohur me emrin artistik si Ceca. 

Por, ditën e djeshme ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, pati kërkuar që institucionet e sigurisë të marrin masa për të mos lejuar hyrjen e Cecës në Republikën e Kosovës. Kjo pasi që këngëtarja në fjalë nuk ka marrë leje nga dikasteri që ky ministër udhëheq. 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për mediat vendore se institucioni që ai përfaqëson zbaton vendimet e ligjshme që merren nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, çdo person në cilësi të qytetarit mund të hyjë në Republikën e Kosovës, nëse ai i plotëson kushtet dhe kriteret e hyrje-daljes në pikat kufitare. 

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit, dhe zbaton vendimet e ligjshme që merren nga institucionet e RKS-së. Në të kundërtën në cilësi të qytetarëve mund të hyjë në RKS, kushdo që i plotëson kushtet dhe kriteret e hyrje-daljes në pikë kufitare” ka thënë Kelani. 

Po i njëjti ditën e djeshme pati thënë që Policia e Kosovës nuk ka marr ndonjë vendim për të ndaluar hyrjen e saj në Republikën e Kosovës. 

Ndryshe, koncerti i organizuar në Mitrovicë  pritet të nis sot në ora 12:00 dhe është pjesë e protestave kundër taksës 100% dhe përkrahje për serbët e Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat