Cecës i dështon koncerti në Mitrovicë, pak njerëz marrin pjesë

Aktuale

Cecës i dështon koncerti në Mitrovicë, pak njerëz marrin pjesë

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 12:05
Ceca duke kënduar

(E plotësuar) - Svetlana Raxnatovic e njohur si Ceca ka ardhur në Mitrovicë në përkrahje të protestës së serbëve që po kundërshtojnë taksën e vënë ndaj produkteve serbe.

“Kam ardhur në Mitrovicën e Kosovës dhe në këtë mënyrë mund të ndihmoj popullin tonë në luftën e tij të drejtë dhe për të drejtat e tij”, ka thënë këngëtarja.

Në koncertin e saj që u mbajt në një para konvikteve studentore kanë marrë pjesë rreth 300-400 vetë.

Ceca ka kënduar këngë folklorike serbe para publikut i cili po dëgjon këngët e saj edhe në motin me shi.

***

Ndonëse ishte paralajmëruar se do të ketë shumë persona në koncertin e Svetlana Raznatovic në Mitrovicë, ndryshe doli të jetë në realitet. 

Koncerti filloi me gjysmë ore vonesë dhe një numër i vogël i qytetarëve ishin të pranishëm për ta shikuar nga afër Cecan.

“Unë nuk do t’ju flas, unë do të këndoj për ju” ishin fjalët e këngëtares serbe.

Ndryshe, ky organizim i Listës Srpska erdhi pas vendosjes së taksës 100% për gjitha produktet serbe dhe boshnjake në Kosovë.

***

Këngëtarja serbe Ceca, ka nisur të performojë në koncertin e saj që po mbahet në Mitrovicë.

Përveç këndimit, Ceca mbajti edhe fjalim para qytetarëve serbë. 

“Jam gjithmonë me ju. Nëse ju duhet edhe ndonjë ndihmë humanitare do të mund ta bëjë për ju. Nuk do e zgjasë pasi preferoj të këndoj”, ka thënë ajo.

Image

Ceca futet në Kosovë

Këngëtarja serbe, Svetlana Raznatoviq e njohur si “Ceca” nëpërmjet një fotografie dhe një videoje të postuara në Instagram ka lajmëruar ardhjen e saj në Kosovë.

Në fotografinë e saj shkruan “Edhe pak, në kufirin administrativ”.

Ndërsa, ajo në videon e postuar tregon se ka hyrë në Kosovë dhe po shkon drejt qytetit të Mitrovicës.

Ceca sot pritet të performojë në koncertin para konvikteve studentore në Mitrovicën e Veriut.

Moti i lig me shi nuk ka bashkuar shumë qytetarë.

Ceca ishte bashkëshortja e kriminelit serb Zheljko Razhnatoviq – Arkani, një udhëheqës paramilitar dhe vrasës i mija shqiptarëve në luftën e Kosovës. Ai u vra më 15 janar 2000 në Hotel Intercontinental në Beograd nga një vrasës i panjohur.

***

Këngëtarja serbe, Svetlana Raznatoviq e njohur si “Ceca” nëpërmjet një fotografie dhe një videoje të postuara në Instagram ka lajmëruar ardhjen e saj në Kosovë.

Në fotografinë e saj shkruan “Edhe pak, në kufirin administrativ”.

Ndërsa, ajo në videon e postuar tregon se ka hyrë në Kosovë dhe po shkon drejt qytetit të Mitrovicës.

Image

 Ceca në Mitrovicë: Jam e lumtur që mund të ndihmoj popullin tim

As 200 persona nuk janë mbledhur në hapësirën ku koncerti i Cecës pritet të fillojë për 15 minuta.

Koncertin e saj, ajo pritet ta mbajë afër konvikteve të studentëve në Mitrovicë, ani pse kjo u kundërshtua në Kosovë.

Koncertin, siç është raportuar, pritet ta mbajë në mbështetje të protestave të serbëve kundër taksës 100 për qind ndaj mallrave të tyre, që ia ka vënë Qeveria e Kosovës.

Është raportuar po ashtu se Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka kërkuar që asaj t’i ndalohet hyrja pasi s’ka kërkuar për leje paraprakisht.

Image

***

Këngëtarja serbe, Ceca ka arritur në Kosovë, sipas mediave serbe. 

Ajo me të arritur në Mitrovicë ka thënë se është e lumtur që është atje me popullin e saj.

“Jam e lumtur që mund të ndihmoj popullin tim” citohet të ketë thënë Ceca.

Image

Ceca futet në Kosovë përmes pikës kufitare në Jarinjë, askush nuk e pengon

Këngëtarja serbe, Svetlana Razanatovic e njohur si Ceca, sipas mediumit serb ‘Tv Prva’, është futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes pikës kufitare në Jarinje, pa asnjë problem.

Ajo është futur në Kosovë edhe përkundër thirrjeve të ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, që ajo të mos lejohet të futet në Kosovë, megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ajo do të mbajë një koncer në qendrën studentore në Mitrovicë, si pjesë e protestës kundër taksës 100 për qind të vendosur ndaj produkteve serbe.

Autoritetet e Kosovës më herët ua kishin ndaluar hyrjen në Kosovë, basketbollistëve të klubit të Partiazanit, dhe zëvendës drejtorit të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat