Ish-Ministri i Tregtisë: Kosova të tërhiqet nga CEFTA - Bota Sot
Ish-Ministri i Tregtisë: Kosova të tërhiqet nga CEFTA

Aktuale

Ish-Ministri i Tregtisë: Kosova të tërhiqet nga CEFTA

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 16:56
Bajram Hasani

Bajram Hasani, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë, ka propozuar që Kosova të tërhiqet nga marrëveshja e CEFTA’s. Ka thënë se asnjëherë në këtë organizatë Kosova s’është trajtuar e barabartë dhe ka pësuar vetëm humbje.

“Pas zhvillimeve të fundit në vend përkitazi me raportet tregtare me Serbinë dhe Bosnjën dhe dëmet e shkaktuara nga shtetet anëtare të CEFTA's të cilat se kanë njohur vendin tonë, mendoj se është koha e fundit që Kosova të tërhiqet nga kjo marrëveshje, sepse sot juridikisht jemi të përfaqësuar si UNMIK”, ka shkruar Hasani.

“Këto shtete janë përfituesit kryesor, ndërsa Kosova ka pësuar vetëm humbje dhe kurrë nuk jemi trajtuar të barabartë”, ka shtuar ai.

Hasani ka propozuar që rikthimi i mundshëm në CEFTA do të mund të bëhej vetëm nëse përfaqësohemi si Republika e Kosovës dhe jo si UNMIK.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test