Kurti: Të gjithë besojnë se VV mund ta luftojë korrupsionin

Aktuale

Kurti: Të gjithë besojnë se VV mund ta luftojë korrupsionin

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 17:42
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka qytetarë të Kosovës që nuk beson se Vetëvendosje nuk mund ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Këto komente Kurti i bëri në Podujevë, ku bashkë me kryetarin e Qendrës së Besianës Bajram Ajeti u kanë dëshiruar mirëseardhje mbi 80 anëtarëve që kohët e fundit kanë vendosur t'i bashkohen Lëvizjes.

Sipas një njoftimi të VV-së, gjatë takimit janë anëtarësuar edhe 13 të tjerë duke e shtuar kështu edhe më shumë forcën dhe ndikimin e Lëvizjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat