Pacolli: Shpend Ahmeti ka nisur ta përvetësoj lojën e tij të manipulimit

Aktuale

Pacolli: Shpend Ahmeti ka nisur ta përvetësoj lojën e tij të manipulimit

Nga: N.A Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 17:54
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli përmes një postimi në facebook I është kundërpergjigjur Shpend Ahmetit , lidhur me një rast ku ky i fundit e kishte akuzuar Pacollin për manipulime në kohën sa ka qene shefe e kabinetit të komunës së Prishtinës.

Pacolli ka thënë se rasti I Fatime Zogijanit është pre e manipulimeve të Shpendit.

Tutje, Pacolli ka shtuar se Kjo është social demokracia e Shpendit! Dhe kjo është për të ardhur keq, me nivelin, të cilin veçse ka rënë..

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

SHPENDI KA NISUR TA PËRVETËSOJ LOJËN E TIJ TË MANIPULIMIT

Më treguan disa miq që dje në emisionin DPT në T7 se Shpendi paska thënë që unë e paskam thirrë Kuzhinën Qendrore për t'i pyetur nëse Shpendi po i pengon apo s'po i plotëson kërkesat e punëtorëve.

Mua më vjen shumë keq që kryekuzhinjerja Fatime Zogiani paska rënë pre e manipulimeve të Shpendit. E vërteta është se Fatimja më ka telefonuar dje në viber diku në ora 16. Ajo kërkoi që ta bëja një reagim ngase Shpendi ka premtuar rregullimin e kontratave të punëtorëve të kuzhinës, por tani po e shtyn duke iu thënë që kjo punë bëhet në janar apo shkurt. Asaj i përgjigjem se po do ta bëj reagimin. Edhe pse nuk jam më në Komunën e Prishtinës do të jem zëri i juaj ashtu siç isha gjatë kohës kur isha Shefe e Kabinetit.

Unë kam pranuar shumë thirrje të Fatimës dhe të punëtorëve të tjerë por kjo paska qenë më ndryshe! Aq sa e njoh Fatimën jam shumë e bindur se kjo thirrje e saj nuk është bërë me vullnetin e lirë të saj por ajo është detyruar nga Shpendi që ky të ketë se ç'farë të thotë në emision. Ndërsa, Fatimja, e frikësuar se do të humb vendin e punës, detyrohet të luaj lojën e tij. Kontrata e saj dhe e 50 punëtorëve të tjerë të Kuzhinës Qendrore janë të llojit siç njihen "kontratë mbi vepër" dhe varen plotësisht nga vullneti i Shpendit. Shpendi po manipulon dhe detyron të gjithë ata, puna e të cilëve varet nga ai. Kjo është social demokracia e Shpendit! Dhe kjo është për të ardhur keq, me nivelin, të cilin veçse ka rënë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat