Zogaj: Dëgjojeni mirë Hajredin Kuçin, çka ju tha për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin - Bota Sot
Zogaj: Dëgjojeni mirë Hajredin Kuçin, çka ju tha për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Aktuale

Zogaj: Dëgjojeni mirë Hajredin Kuçin, çka ju tha për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Nga: N.H Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 18:18
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Analisti politik Petrit Zogaj ka reaguar pas deklaratave që Hajredin Kuçi rreth Kadri Veselit e Hashim Thaçit.

Analisti Zogaj ka thënë se keto duhen marrë seriozisht nga Thaçi e Veseli.

Kjo sipas tij deklarimet e Kuçit, nuk janë nga “jashtë” as nga opozita, e që të jenë më tendenca e qëllime politike.

Ja reagimi i tij.

Pergjthesisht kur kritika te vije nga kundershtaret politik tingellon sikur ajo kritike po behet per arsye pushteti, varesisht ne cilen ane je-pushtet apo opozite. Por ama, kur kritika te vije nga brenda dhe kur s’ka qellime per ndonje pozicionim me te mire brenda, atehere, ajo kritike duhet te degjohet. Rasti i dyte eshte intervista e Hajredin Kuçit ne Blic. Kuçi hapur dhe pa dilema i ben nje kritike jo te vogel Thacit ne dialogun aktual dhe idese per korrigjim te territorit, direkt thote qe Marreveshja per Asociacionin ishte gabim dhe se krijon pushtete qe e defunksionalizojne shtetin, e shume gjera te tjera. Nderkaq, Veselin e pershkruan thuajse investim te humbur, per te cilin thote qe nuk e ka nen menaxhim partine qe e more per me shume se dy vite nen udheheqje. Pra, kjo intereviste duhet te degjohet me se shumti nga PDK dhe mbeshtetesit e saj, e Veseli me mire eshte qe te mos e shikoj fare.

Kuci ka plot mekate politike, e te cilat i pranon edhe ne kete bashkebisedim, por ajo cfare tha publikisht ketu, duhet me qene alarm per disa mbeshtetes te PDK dhe Thacit. Nese Kuci keto i thote publikisht, imagjinojeni edhe sa me te renda munden me qene kur flet privatisht ne te.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test