Albin Kurti në Podujevë: Që 20 vite t’u ia lëshu budallës rrugën, ka ardhur koha që vendi të udhëhiqet nga njerëz të ditur - Bota Sot
Albin Kurti në Podujevë: Që 20 vite t’u ia lëshu budallës rrugën, ka ardhur koha që vendi të udhëhiqet nga njerëz të ditur

Aktuale

Albin Kurti në Podujevë: Që 20 vite t’u ia lëshu budallës rrugën, ka ardhur koha që vendi të udhëhiqet nga njerëz të ditur

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 18:27
Albin Kurti, sot ka qëndruar edhe në selinë e VV-së në Podujevë

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot ka qëndruar edhe në selinë e VV-së në Podujevë.

Me këtë rast, Kurti ka bërë edhe shpërndarjen e librezave për aktivistët e ri të këtij subjekti politik në këtë degë.

Kurti në një fjalim rasti para aktivistëve dhe qytetarëve, ka akuzuar Presidentin Thaçi se për të mbajtur vetën në pushtet, bën pazare me Serbinë.

“Pa pranin e juve dhe shumë të tjerëve ne nuk do të ishim këtu. Pa juve ne nuk do ta kishim këtë rritje të vazhdueshme të Lëvizjes Vetëvendosje këtu në Llap dhe anembanë Kosovës. Ju po e shihni politikën aktuale në Kosovë, në njërën anë Vetëvendosje po kalon ditët më të mira, kurrë nuk kemi pasur kaq shumë mbështetje nga populli. Por, fatkeqësisht kjo nuk mund të thuhet për Kosovën për shkak të një qeverisje të papërgjegjshme dhe të një presidenti i cili për ta mbrojtur vetën e vet në pushtet është i gatshëm të bëj pazare territoriale edhe me Serbinë”, tha Kurti.

Sipas tij, qeverisja aktuale në Kosovë duhet të ndryshojë, pasi që gjendja, sipas Kurtit, është bërë e padurueshme.

“As gjendja socio-ekonomike nuk është e mirë, sepse për ata që janë të afërt në pushtet po janë ka 4-5 vende pune, ndërsa për popullsinë në përgjithësi edhe kur po e kryejnë fakultetetin nuk po ka vend. Kjo duhet të ndryshoj, prandaj është e domosdoshme që Vetëvendosje të vije në qeverisje, kjo do të ndodh shumë ma shpejt se që e mendojnë kundërshtarët tonë, e që besa edhe ma shpejt se sa që e mendojnë mbështetësin tanë. Gjendja është bërë e padurueshme, Qeveria aktuale është e pakicës e cila është jodemokratike. Ne jemi për demokraci, të drejta, liri, zhvillim, drejtësi e mirëqenie, por jo vetëm për disa por për të gjithë”, tha Kurti, raporton Llapi.info

Kurti më tej ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje do ta luftojë korrupsionin, dhe sipas tij, ka ardhur koha që udhëheqja e vendit duhet të bëhet nga njerëz të ditur.

“Populli i jonë e ka një shprehje, lëshoja budallës udhën, por që 20 vjet t’u ia lëshu budallës udhën, u mbush rruga budall e s’ka rrugë më. Udhëheqja e vendit, ndërtimi i shtetit, zhvillimi i ekonomisë duhet të jetë edhe të udhëhequra dhe të përbëra prej njerëzve të mirë e të ditur. Rinia, gratë e mërgata duhet të aktivizohen në këtë transformim të madh i cili është i mundshëm dhe i nevojshëm. Nuk ka qytetar i cili nuk e kupton se vetëm Vetëvendosje mund ta luftojë korrupsionin. E, pa e luftuar korrupsionin nuk mund t’i japim hov zhvillimit e po ashtu nuk mund të krijojmë perspektivë për qytetarët brenda vendit”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i VV-së në Podujevë, Bajram Ajeti, ka theksuar Lëvizja Vetëvendosje në këtë Komunë është duke u rritur dita ditës edhe më shumë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test