Haradinaj flet për Rrustem Mustafën, tregon se çfarë do të dëshmojë - Bota Sot
Haradinaj flet për Rrustem Mustafën, tregon se çfarë do të dëshmojë

Aktuale

Haradinaj flet për Rrustem Mustafën, tregon se çfarë do të dëshmojë

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 19:44
Rrustem Mustafa

Teksa ka folur rreth ftesës së Gjykatës Speciale për intervistimin e komandantit Mustafa, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se fakti që ai është ftuar për intervistë nuk do të thotë detyrimisht që ai është edhe fajtor.

“Besoj që në intervistë gjenerali do të sqarohet dhe do ta shohin që është i pafajshëm. Intervistat janë të logjikshme, por këto intervista po bëhen padrejtësisht, janë njëetnike. Do të thotë nuk thirren në intervista pjesëmarrës të tjerë që dyshohen se kanë bërë krime. Kështu që unë mendoj se kjo Gjykatë, sido që të shkojnë rrjedhat, do të dështojë”, ka thënë ai.

Haradinaj tutje është shprehur i vendosur se me dhënien e intervistës nga Mustafa procesi lidhur me të do të përfundojë aty.

“Mustafa do ta sqarojë atë dhe do të shihet se nuk ka material që të procedohet më tej. Kështu që kjo do të kryhet krejt thjesht”, ka vazhduar nënkryetari i OVL-së së UÇK-së.

E keqja e vetme në këtë mes sipas tij është maltretimi i serishëm i atyre që kanë bërë çmos për lirinë e vendit të tyre.

“E keqja është që këta djem të cilët kanë vuajtur për lirinë e këtij vendi prapë po duhet të sakrifikojnë për lirinë dhe për pavarësinë e tyre. Do të tregojnë që janë të pafajshëm dhe po ashtu do ta tregojnë edhe pafajësinë e UÇK-së”, është shprehur ai, duke e krahasuar Specialen me gjykatat e fashizmit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test