Shtatorja e Anton Çetës në pritje

Aktuale

Shtatorja e Anton Çetës në pritje

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 20:47
Anton Çeta

Skulptori Agon Qosa tashmë ka përfunduar shtatoren e Anton Çetës. Mirëpo kjo e fundit ka mbetur në atelien e tij, për shkak që akoma nuk është caktuar lokacioni. Ndërkohë edhe kompleti i librave të veprimtarisë së tij, akoma ka mbetur i papërfunduar.

E buzëqeshur e me një dorë të zgjatur si për pajtim, ka muaj që shtatorja e Anton Çetës, po qëndron e përfunduar në atelenë e  skulptorit, Agon Qosa.

Më 22 tetor është bërë pranim-dorëzimi i shtatores, mirëpo lokacion për të nuk ka.

Qosa nuk e di edhe sa ky punim do të qëndrojë e mbyllur në atelenë e tij.

Muaj më parë, ishte kundërshtuar ideja që kjo shtatore të vendoset para Institutit Albanologjik.

Ndryshe nga skulptori, nga Instituti akoma vlerësojnë se hapësira është e vogël.

Sipas tij për Anton Çetën ata kanë bërë diçka edhe më të madhe.

Por për këtë komplet prej 13 veprash, nuk u ndanë mjetet nga MASHT’i, sipas Lajcit.

E ministri i tashëm i Arsimit, Shyqiri Bytyqi tha se ka pasur disa problem të tjera.

Ndërsa për shtatoren e Anton Cettës, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli tha se të martën e  javës së ardhshme do të propozohen disa lokacione ku të vendoset  shtatorja para grupit nismëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat