Reagon edhe qeveria e Kosovës pas ndalimit të deputetit të Kosovës nga xhandarmëria serbe - Bota Sot
Reagon edhe qeveria e Kosovës pas ndalimit të deputetit të Kosovës nga xhandarmëria serbe

Aktuale

Reagon edhe qeveria e Kosovës pas ndalimit të deputetit të Kosovës nga xhandarmëria serbe

Nga: D.RR Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 22:22
Qeveria e Republikës së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës me shqetësim ka pranuar sot informatën se në vendkalimin kufitar në Merdare, është ndaluar pa asnjë arsye nga policia serbe, deputeti i Republikës së Kosovës, z. Slobodan Petroviq, dhe se i njëjti është mbajtur për orë të tëra në këtë vendkalim, përcjellë "Bota sot".

Qeveria e Republikës së Kosovës deklaron se kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Republikës së Kosovës, posaçërisht ata të komunitetit serb, që punojnë nëpër institucionet e Kosovës e që janë subjekt i hetimeve, keqtrajtimeve dhe fyerjeve nga autoritetet serbe.

Qeveria e Republikës së Kosovës e quan të pa tolerueshëm rastin e sotëm dhe kërkon që këto praktika nga ana e Serbisë të ndërpiten sa më shpejtë dhe që në të ardhmen asnjë qytetarë i Kosovës, nga asnjë përkatësi etnike të mos ketë problem të tilla.

Serbia duhet ta kuptojë njëherë e mirë se situata të tilla nuk i kontribuojnë fqinjësisë së mirë.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test