Haziri ia përmend koalicionit qeverisës dështimet për vizat e INTERPOL-in

Aktuale

Haziri ia përmend koalicionit qeverisës dështimet për vizat e INTERPOL-in

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 23:08
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për dështimet në politikën e jashtme.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri i ka përmendur Qeverisë liberalizimin e vizave, mos zbatimin e reformave, mungesën e koncensusit për dialogun si dhe mungesën e mbështetjes për buxhetin, 

Haziri ia ka atribuar koalicionit qeverisës edhe dështimin për anëtarësim në INTERPOL.

Ky është postimi i Hazirit në Facebook:

Nuk u arrit të merret data për liberalizim, nuk u zbatuan reformat, nuk u arrit konsensusi i gjerë për dialogun, nuk u arrit mbështetja e NATO për ushtrinë, nuk u arrit mbështetja për Buxhetin 2019…A duhet edhe më shumë me listu telashe që PAN-istat po a japin Kosovës ‘dhuratën’ e Krishtlindjeve, pa e përmendur edhe dështimin e takimit të CEFTA nën kryesimin e Kosovës, dështimin e INTERPOL e UNESCO, tërheqjen e 12 njohjeve nga shtetet që ishin radhitur pro Kosovës! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat