Kërkohet nga qytetarët që t'i vëzhgojnë zyrtarët shtetërorë

Aktuale

Kërkohet nga qytetarët që t'i vëzhgojnë zyrtarët shtetërorë

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 13:26
Lëvizja FOL ka shfaqur një performancë “Hupja fijen korrupsionit"

(E plotësuar) - Përmes një performance të pasqyrimit të dy anëve kundërthënëse, njëra e qytetarëve të thjeshtë dhe tjetra e politikanëve në Kosovë, Lëvizja Fol së bashku me USAID-in kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit.

Performancë kjo e titulluar “Hupja fijen korrupsionit”.

Drejtoresha e FOL-it, Mexhide Demolli-Limani tha se shoqëria civile ka nevojë urgjente për mobilizim, duke shtuar se është koha që të ndërmerren hapa konkretë për luftimin e korrupsionit

Demolli-Limani: Shpresojmë që viti 2018 të jetë vit i llogaridhënies

“Sot përmes kësaj performance, shënojmë Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, do të thotë performancës “Corruption- off”. Në vitin 2018 në Kosovë kanë ndodh përmirësime në fushën e prokurimit publik me rastin e hapjes së kontratave, mirëpo duhet bërë shumë, sa i përket llogaridhënies së institucioneve, andaj shpresojmë shumë që viti 2019 të jetë vit i llogaridhënies të institucioneve në Kosovë”, ka thënë Demolli Limani.

Përmes grafiteve është paraqitur  Kosova aktuale, dhe ajo që synohet të jetë.

Drejtori i USAID-it për Kosovë, Stephen Carpenter , tha se kjo performancë do të paraqes rolin kritik të qytetarëve  në një qeverisje demokratike.

Carpanter: Është detyrë e qytetarëve që të vëzhgojnë zyrtarët shtetërorë

“Është detyrë e të gjithë qytetarëve  dhe shoqërisë civile  që në një mënyrë t’i mbajnë nën vëzhgim të gjithë këta zyrtarë të cilët duhet të punojnë për të mirën e popullit dhe në përgjithësi. Viti 2018  ka shënuar një ndryshim transforumus sa i përket  transparencës në prokurori. Qeveria e Kosovës sa i përket prokurimit ka bërë disa hapa, ku janë transparente të gjitha kontaktet e prokurimit. Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm  dhe pozitiv sa i përket  transparencës së institucioneve në Kosovë”,  ka përfunduar Carpanter.

Sipas tij, qytetarët duhet të shfrytëzojnë këtë moment që të ndihmojnë në  luftimin e korrupsionit.

Po ashtu, në këtë performancë është paraqitur një situatë, ku qytetarët nuk e kanë as idenë se ku po shpenzohet paraja publike, ndërkohë që të njëjtit vazhdojnë të qëndrojnë në gjumë.

***

Lëvizja FOL ka shfaqur një performancë “Hupja fijen korrupsionit", në kuadër së javës kuadër korrupsionit me ç’rast iu është bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta luftojnë korrupsionin.

Mexhide Demolli-Limani, drejtoresha e FOL-it, tha se përmes kësaj performance po shënojnë ditën kundër korrupsionit.

Sipas saj, duhet bërë shumë në mënyrë që institucionet të japin llogaridhënie.

"Përmes kësaj performance, FOL do të paraqes dy bota, njërën të thjeshtë, ndërsa tjetrën të politikës tonë. Kemi nevojë urgjente, duhet të jemi të vetëdijshëm, bëheni pjesë e transformimit, luftoni korrupsionin", tha ai.

Stephen Carpenter nga USAID Team, tha se kjo performancë do të paraqes rolin kritik të qytetarëve në një shoqëri demokratike.

"Është detyrë e çdo qytetari që t'i mbaj nën vëzhgim këta zyrtarë që të punojnë në mënyrë demokratike. Viti 2018 ka shënuar një ndryshim sa i përket transparencës në prokurorimit. Qytetarët tani e kanë mundësi që të shohin kontratat që kanë bërë me operatorët apo ofrueseve të shërbimeve", ka shtuar ai.

Sipas tij, qytetarët duhet të shfrytëzojnë këtë moment që të ndihmojnë luftimin e korrupsionit, në mënyrë që Kosova të jetë më transparente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat