Milaim Zeka ia huqi kur parashikoi se kush do akuzohet nga Specialja

Aktuale

Milaim Zeka ia huqi kur parashikoi se kush do akuzohet nga Specialja

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 14:35
Milaim Zeka

Deputeti i NISMA’s, Milaim Zeka, sa ishte gazetar, kishte shkruar e deklaruar se i di emrat e ish-udhëheqësve të UÇK’së që do të shkonin në Hagë, duke përmendur emrin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Agim Çekut etj. Por, askund s’e kishte përmendur Rrustem Mustafën, i cili pritet të shkojë më 14 janar të vitit të ardhshëm në Hagë në cilësinë e të dyshuarit.

Zeka kishte parashikuar se kush nga zyrtarët e PDK’së, AAK, VV e NISMA’n do të shkonin në Hagë.

“1. Agim Çeku; Azem Syla; Hashim Thaçi; Kadri Veseli; Xhavit Haliti; Shaip Muja; Ajvaz Berisha”, kishte parashikuar Zeka, në një parashikim të vitit 2015.

“Daut Haradinaj, Blerim Kuçi, Lahi Brahimaj”, kishte shkruar Zeka.

Atëkohë, Zeka paralajmëronte se nga VV do të shkonin në Hagë vetëm Rexhep Selimi. Kursa nga NISMA do të shkonte Fatmir Limaj. E kishte përmendur edhe Bislim Zyrapin, aktualisht Këshilltar i Presidentit Thaçi.

“Kjo është lista A, në listen B, do të akuzohën poashtu komondant të rangut të lart, kryesisht nga zona e Drenicës, mirëpo për hirë të mos dëmtimit të hetimeve, listën do ta publikojmë më vonë”, kishte thënë Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat