Veseli takohet me pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku” - Bota Sot
Veseli takohet me pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku”

Aktuale

Veseli takohet me pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku”

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 18:19
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar me pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku”, të cilët para gati 20 vjetëve lanë SHBA për t’u bashkuar në luftën për liri.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar me pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku”, të cilët para gati 20 vjetëve lanë SHBA për t’u bashkuar në luftën për liri.

Në një postim në Facebook, Veseli shkruan se pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku” edhe pas përfundimit të luftës kanë vazhduar ta mbështesin vendin e tyre, për ta forcuar politikisht e zhvilluar ekonomikisht.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë të takoj bashkëluftëtarët e mi nga Batalioni “Atlantiku”, të cilët para gati 20 vjetëve lanë Amerikën për të tu bashkuar në luftën për liri.

U takuam pikërisht në vendin ku ata ishin bërë bashkë për tu nisur për Kosovë, në Hotel Royal Regency.

Ata edhe pas përfundimit të luftës kanë vazhduar ta mbështesin vendin e tyre, për ta forcuar politikisht e zhvilluar ekonomikisht.

Këtë vullnet e kanë edhe sot dhe nuk do ta humbasin asnjëherë.

I ftova që bashkë të vijnë në Kosovë vitin e ardhshëm, që ta shënojmë bashkë 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...