Veseli takon asamblistin shqiptar të New Yorkut - Bota Sot
Veseli takon asamblistin shqiptar të New Yorkut

Aktuale

Veseli takon asamblistin shqiptar të New Yorkut

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 19:16
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar në New York asamblistin shqiptar të këtij qyteti, Mark Gjonaj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar në New York asamblistin shqiptar të këtij qyteti, Mark Gjonaj.

Veseli e cilësoi asamblistin Gjonaj njërin prej shumë tregimeve të suksesshme të shqiptarëve në Amerikë.

Ai tha se Gjonaj është shembulli më i mirë e integrimit të shqiptarëve në jetën amerikane dhe depërtimit në institucionet vendimmarëse, kjo, falë arsimimit, punës dhe angazhimit, por edhe mundësive që u jep SHBA-ja të gjithë qytetetarëve të saj.

“Shqiptarët në Amerikë kanë qenë ata që me punën e tyre në shumë fusha, kanë forcuar lidhjet tona me SHBA-të. Diaspora jonë ka qenë gjithmonë një nga shtyllat kryesore të ecjes tonë si komb. Ne duhet t’u ofrojmë mundësi e mbështetje që ata të forcohen edhe më shumë, të vijnë e të investojnë në vendet tona”, tha kryeparamentari Veseli.

Asamblisti Mark Gjonaj, nga ana e tij, e njohu kryeparlementarin Veseli për punën dhe angazhimet e tij në jetën publike në New York, si dhe aspiratat e tij në të ardhmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...