Nisma deshi ta shkarkonte ministrin e Arsimit

Aktuale

Nisma deshi ta shkarkonte ministrin e Arsimit

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 21:10
Ministri i Arsimit, Shyqeri Bytyqi

Ministri i Arsimit kritikoi kolegjet, i thanë se mund të shkarkohej, ndërroi fjalët

Ka folur shumë herë për kolegjet private në Kosovë.

Ministri i Arsimit shpesh ka pasur kritika për cilësinë që ofrojnë bartësit privat të arsimit të lartë.

Shyqiri Bytyqi si duket i ka ndërruar fjalët për cilësinë e kolegjeve private në Kosovë dhe ka nisur t`i lavdërojë ato e të angazhohet që të ofrojnë më shumë kualitet,

E shkak pse ministri ndërroi duket të jetë një paralajmërim për shkarkim nga vetë partia e tij muaj më herët.

Se kishte fjalë për shkarkim e pranon edhe ministri Bytyqi, ani pse thotë të mos e kenë kërkuar zyrtarisht një gjë të tillë.

Cilado të ketë qenë arsyeja pse ministri ndërroi mendje për cilësinë e kolegjeve private, ai thotë se po punohet në reformimin e tyre.

Reformat që ministri Bytyqi thotë t’i ketë bërë nuk po i vëren deputetja e VV-së dhe anëtarja e Komisionit të Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ndërkaq Rinor Qehaja nga instituti EdGuard vlerëson se në disa prej kolegjeve private si pasojë e konkurencës kanë ngritur cilësinë e studimeve.

Por Qehaja thotë se problem është moskontrollimi nga ana e Ministrisë se Arsimit dhe Agjencisë së Kosovës për Akredim.

Në Kosovë janë 30 institucione të arsimit të lartë të akredituara nga Agjencia e Akredimit, e mbi 20 prej tyre janë kolegje private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat