Dalin pamjet e “bishave” që do t’i ketë në dispozicion ushtria e Kosovës

Aktuale

Dalin pamjet e “bishave” që do t’i ketë në dispozicion ushtria e Kosovës

Nga: A.Zh Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 07:52
“Bishat” që do t’i ketë ushtria e Kosovës në dispozicion

Republika e Kosovës do të formojë ushtrinë e saj më 17 dhjetor. Përkrahje të pakufishme për formimin e ushtrisë së Kosovës, po japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tashmë në Kosovë ka arritur kontigjenti i parë me pajisje ushtarake nga SHBA-ja.

Kontigjenti raportohet se përfshinë 24 automjete të blinduara amerikane të tipit High Mobility Multipurpose Wheeled Vehicle (HMMWV), ndryshe të njohura edhe si Humvee.

Bëhet e ditur se javët në vazhdim do të arrijnë edhe kontigjente tjera.

Në fotot në vazhdim, mund të shihni “bishat”, të cilat do t’i ketë në dispozicion ushtria e Kosovës./BS

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat