Ambasadorët e shteteve të Quintit kërkojnë llogaridhënie për korrupsionin në Kosovë

Aktuale

Ambasadorët e shteteve të Quintit kërkojnë llogaridhënie për korrupsionin në Kosovë

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 10:42
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

(E plotesuar)- Është hapur sot “Java Kundër Korrupsionit 2018”, ku morën pjesë ambasadorët e shteteve të Quintit, të cilët përçuan mesazhin e tyre për luftimin korrupsionit në Kosovë.

Natalya Apostolova shefe e zyrës së BE në Kosovë, korrupsioni si fenomen  prish imazhin e Kosovës. Ajo ka thënë se një pako e ligjeve për luftimin e korrupsionit janë miratuar, por edhe duhet të zbatohen.

 Ajo tha se kanë kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të marrin masa të rrepta kundër korrupsionit. Apostolova ka thënë se Ligji penal, Ligji për mbrojtjen e Sinjalizuesve dhe të tjerë duhet të zbatohen.

Apostolova ka shtuar se Kosova ende po përballet me korrupsion, por duhet luftuar bashkë për çdo ditë të vitit.

Apostolova: E nxisim Kosovën që t’i kryej reformat sa më shpejt

“Përforcimi i transparencës dhe llogaridhënies është një pjesë e rëndësishme e reformës së administratës publike në Kosovë. Për këtë arsye kohëve të fundit një pako e propozuar e ligjeve për administratën publike që janë në kuvend do të mundohet që t’i adresoj disa prej këtyre çështjeve. E nxisim Kosovën që t’i kryej këto reforma sa më shpejt që është e mundur. Kosovarët janë ata që do të përfitojnë më së shumti nëse nuk ka probleme korruptive, ekonomia do të rikthehet, do të ketë investime, siguri dhe vende të punës”, deklaroi Apostollova. 

Ambasadori i ShBA në Kosovë Philip S Kosnett ka thënë se disa qeveritarë janë të korruptuar, të cilët edhe ndërhyjnë edhe në sistemin gjyqësor.

Ky fenomen, korrupsioni i humb imazhin Kosovës edhe në arenën ndërkombëtare dhe nxitjen e investimeve të huaja. Kosnett më tej tha se ka ardhur koha për llogaridhënie.

Kosnett: Ka ardhur nga koha nga transparenca në llogaridhënie

“Siç e dimë disa zyrtarë qeveritarqë marrin mito, punësojnë të afërm dhe ndërhyjnë në gjyqësor. Disa në mënyrë të rregullt abuzojnë me pozitën e tyre zyrtare pa u ndëshkuar, për të përfituar vet, për të përfituar anëtarët e familjes së tyre, por edhe për miqtë e tyre. Në Kosovë për keq ardhje ka zyrtarë që shumë shpesh e vënë interesin e tyre personal mbi atë të mirën e publikut. Korrupsioni në të gjitha nivelet njollos reputacionin e Kosovës në vend dhe jashtë. Zvogëlon besimin e qytetarëve në qeverinë e tyre dhe i dekurajon investimet dhe rritjen ekonomik. Qeveria tani duhet ta dëshmoj se është e gatshme për t’i ndëshkuar zyrtarët e korruptuar duke filluar nga lart- poshtë. Tani ka ardhur koha për të lëvizur prej transparencës në llogaridhënie”, tha Kosnett.

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Conell, ka thënë se duhet trimëri për të luftuar korrupsionin.

O’Conell ka përmendur Murat Mehmetin, një kallëzues, i cili derisa punonte në Administratën Tatimore të Kosovës kishte shpalosur shkeljet brenda një evazioni masiv fiskal.

Ai shtoi se nuk është e mjaftueshme që të ketë ligje të mira, por duhet të zbatohen, dhe siç tha ai, nuk është e mjaftueshme me pasur vetëm strukturë, por duhet të ketë trimëri brenda sistemit.

O’Connell: Kur flasim për ata që cenojnë prokurorët, ne e dimë për kënd po flasim

“Kur flasim për politikanët që cenojnë prokurorët mos me hetuar korrupsionin, ne e dimë për kënd po flasim. Kur flasim për nepotizëm, për punësim të njerëzve pa meritë, pa transparencë, por veç për shkak të lidhjeve partiake personale, ne dimë për kënd po flasim. Prandaj, është shumë më rëndësi që Kosova të kuptojë  se e keni përkrahjen nga partnerët tuaj ndërkombëtarë. Keni parë sot sa përkrahje keni me projektet dhe me përkrahjen politike”, theksoi O’Conell.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi ka thënë se asnjë vend nuk është imun prej korrupsionit, e as Kosova.  Sardi ka thënë se transparenca është e domosdoshme kur ka fonde publike, siç është sektori i prokurimit, sepse sipas tij, korrupsioni pengon zhvillimin e një vendi.

Sardi: Luftimi i korrupsionit është thelbësor që vendi yt të ketë një të ardhme demokratike

“Korrupsioni pengon potencialin ekonomik dhe atë në fushën shoqërore e politike, prandaj, luftimi I korrupsionit është thelbësor që vendi yt të ketë një të ardhme demokratike dhe përfshirëse. Lufta kundër korrupsionit është pjesë esenciale e forcimit të institucioneve dhe demokracisë. Vendi im, Italia mbështet luftën kundër korrupsionit, duke u përqendruar edhe në luftën kundër krimit të organizuar për të forcuar zbatimin e sundimit të ligjit”, theksoi Sardi.

Zëvendësambasadori i Gjermanisë, Jan-Axel Voss, ka thënë se korrupsioni në Kosovë përveç që dëmton qytetarët e Kosovës, por edhe ata të Gjermanisë.

Voss ka thënë se korrupsioni dëmton të gjitha projektet në të gjitha fushat. Sipas tij thjesht e dëmton të ardhmen e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe minon besimin tek institucionet.

Voss: Dëshirojmë që fondet tona mos të korruptohen

“Po ashtu merr burimet edhe nga tatim paguesit në Gjermani, sepse ne investojmë në Kosovë. Jemi të gatshëm të shpenzojmë edhe 60 milionë euro për Kosovën gjatë dy viteve të ardhshme dhe dëshirojmë që të mos ketë korrupsion që parat të mos shkojnë në xhepat e të korruptuarve”, theksoi Voss.

Ndërsa, edhe ambasadori i Francës Didier Chabert theksoi se Kosova ka miratuar ligjet kyçe për konflikt interesi, andaj Kosova duhet bëhet shembull për luftimin e kësaj të keqe.

Ambasadori amerikan: Në Kosovë disa qeveritarë marrin mito

Është hapur sot “Java Kundër Korrupsionit 2018”, ku morën pjesë ambasadorët e shteteve të Quintit, të cilët përçuan mesazhin e tyre për luftimin korrupsionit në Kosovë.

Natalya Apostolova shefe e zyrës së BE në Kosovë, korrupsioni si fenomen  prish imazhin e Kosovës. Ajo ka thënë se një pako e ligjeve për luftimin e korrupsionit janë miratuar, por edhe duhet të zbatohen.

 “Kemi kërkuar nga autoritetet e Kosovës kemi kërkuar të marr veprim të rreptë kundër korrupsionit. Ka pasur disa ligje që e mudnësojnë këtë si ligji penal, ligji i sinjalizuesve që duhet edhe të zbatohen”, theksoi ajo.

Apostolova ka shtuar se Kosova ende po përballet me korrupsion, por duhet luftuar bashkë për cdo ditë të vitit. 

Philip S. Kosnett, ambasadori i ri i SHBA-së në Prishtinë, ka thënë se Kosova ka miratuar 9 ligje dhe reforma në sektorin e drejtësisë, por sipas tij, disa qeveritarë marrin mito, ndërhyjnë në sistemin drejtësisë dhe punësojnë të afërmit e tyre, e  kjo sipas tij, duhet të stopohet. 

“Në Kosovë ka zyrtarë që shpeshherë e vendosin në prioritet çështjen personale para asaj të shoqërisë. Ka ardhur koha që duhet të veprohet nga transparenca në luftimin e korrupsionit”, ka thënë Kosnett.

Ambasadori i Britanisë Ruari  O’ Conell ka thënë se Kosova të jetë një shtet i fort dhe i sigurt, duhet të luftoj korrupsionin, sikur që luftohet në Britani.

Ai ka shtuar se në sistemin e drejtësisë ka ndërhyrje nga pushtetarët.  Amabasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi ka thënë se asnjë vend nuk është imun prej korrupsionit, e as Kosova. 

“Transparenca është e domosdoshme kur ka fonde publike, sic është sektori i prokurimit. Korrupsioni pengon potencialin ekonomik, shoqëror dhe politik dhe lufta kundër korrupsionit duhet të ndodhë. Për luftën kundër korrupsionit gjend vend mbështetja edhe nga Italia për Kosovë”, theksoi ai. 

I ngarkuari me punë në ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, Jan Axel Voss ka thënë se korruspioni ka të bëjë me lakminë që të merren të mirat e shqoërisë. Kjo thjesht sipas tij, e minon të ardhmen e qytetarëve. 

“Dëshirojmë që mos të ketë korrupsion dhe parat e qytetarëve mos t’iu shkojnë në xhepat e të korruptuarve. Të prehet korrupsioni, sepse sa më pak korrupsion aq më shumë do të ketë zhvillim ekonomik”, tha ai.

 Ambasadori i Francës Didier Chabert theksoi se Kosova ka miratuar ligjet kyçe për konflikt interesi, andaj Kosova duhet bëhet shembull për luftimin e kësaj të keqe.

Ambasadori amerikan: Prijësit ta tregojnë guximin, Qeveria të ndëshkojë zyrtarët e korruptuar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett ka folur sot për çështjn e luftimit të korrupsionit, ndërsa ka thënë se nuk janë të mjaftueshme ligjet nëse ato nuk zbatohen.

Kosnett në fjalën e tij para të pranishmëve në konferencën e hapjes së Javës kundër Korrupsionit, ka thënë se Qeveria duhet të dëshmojë se është e gatshme të ndëshkojë zyrtarët e korruptuar.

”Tani jam kthyer dhe jam i previligjuar për të nisur fillimin e dekadës së dytë si Kosovë e pavarur. Përgëzoj Kuvendin për miratimin e reformave për sundimin e ligjit”.

”Është e qartë që kjo nuk mjafton ligjet e mira funksionojnë vetëm kur zbatohen në mënyrë të barabartë.  Disa në mënyrë të rregullt përfitojnë nga pozita e tyre”.

”Qeveria tani duhet ta dëshmojë se është e gatshme të ndëshkojë zyrtarët e korruptuar nga lartë poshtë. Kjo përkon në atë për shprehje të sinqertë”.

”Prijësit guximtarë duhet të jenë të gatshëm që të pyesin veten nëse janë të gatshëm t’i shërbejnë Kosovës apo dikujt tjetër?”.

Pjesëmarrja e Philip Kosnett në këtë aktivitet, është e para paraqitje publike që pas zgjedhjes së tij ambasador i SHBA-ve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat