IKD: Rreth 600 zyrtarë “supermenë” - janë në konflikt interesi

Aktuale

IKD: Rreth 600 zyrtarë “supermenë” - janë në konflikt interesi

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 11:50
IKD

(E plotësuar) - Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit”, ku është publikuar raporti lidhur me përputhjen dhe ushtrimin e funksioneve publike të zyrtarëve të sistemit të drejtësisë në përputhje me Ligjin mbi Konfliktin e Interesit, Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se shumë zyrtarë janë bërë “supermenë” që mbajnë shumë pozita zyrtare.

Ai ka kërkuar me këtë rast të ndalohet ky fenomen për konflikt interesi.

Në këtë tryezë u tha se rreth 600 zyrtarë të lartë publikë shfrytëzojnë më shumë se dy pozita për punë, prej tyre ka që mbajnë deri në shtatë pozita.

Musliu: ’Supermenët” me shumë pozita duhet të kufizohen

“’Supermenët të cilët fluturojnë në Kosovë, që mbajnë më shumë se një pozitë thjesht të kufizohen ën ushtrimin e shumë pozitave, dhe po ashtu angazhimi i tyre në orare të njëjtë të punës të mos kompensohet sikur që është kompensuar deri tash. Pra, ka dalë që njerëz, zyrtarë të cilët kanë një pozitë, kanë qenë pjesë e shumë komisioneve dhe përveç pagës bazë kanë mbërri me marrë shumë më shumë se paga bazë, duke u angazhuar në këto Komisione”, theksoi Musliu.

Ehat Miftaraj nga IKD tha se nga 4 mijë dokumente të analizuara që janë marrë nga deklarimet, 563 zyrtarë të lartë publikë shfrytëzojnë më shumë se dy pozita. 63 më dy të ardhura, 10 pranojnë katër të ardhura, 19 të tjerë pranojnë pesë paga nga burime të buxhetit të Kosovës.

Miftaraj ka thënë se nga 631 zyrtarë në këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial, prej tyre 420 në KGJK, 38 mbajnë dy funksione, dhe 203 zyrtarë të Këshillit Prokurorial, prej tyre 53 zyrtarë mbajnë dy funksione.

Miftari: Kemi identifikuar edhe persona që ushtrojnë shtatë pozita

“Ne në raport e kemi, se kemi raste që ushtrojnë pesë pozita dhe kemi identifikuar edhe persona që ushtrojnë shtatë pozita. Ka dal gjatë analizimit, ku janë identifikuar edhe shumë raste kur zyrtarët publik pranojnë kompensime dhe të hyra shtesë përveç nga buxheti i Kosovës, edhe nga donatorë jashtëm, në raste të caktuar edhe nga Organizata Joqeveritare, që është rreptësishtë e ndaluar”, theksoi Miftari.

Shaip Havolli nga Agjencia Kundër Korrupsionit ka thënë se kanë trajtuar një numër të madh të rasteve për konflikt të interesit.

Kjo agjenci sipas tij, gjatë këtij viti ka trajtuar 78 raste për konflikt interesi, prej tyre dy raste janë për hetime dhe një është proceduar në gjykatë.

Havolli ka elaboruar vetëm një rast, se si buxheti i Kosovës keqpërdoret dhe keqmenaxhohet nga ana e zyrtarëve të lartë. 

Havolli: Kemi identifikuar një rast për abuzim të buxhetit

“Bazuar në kontrollin e lartë të një rasti të pasurisë, kemi gjetur se një zyrtar i lartë ka deklaruar të hyra të rregullta nga paga mbi 22 mijë, ndërsa gjatë kontrollit kemi hasur se ky zyrtarë ka edhe të ardhura shtesë, psh. të ardhura nga Bordi ka 5400, të ardhurat nga Komisionet e ndryshme, projekte, institute dhe çështje të tjera 11 mijë euro. Të ardhurat nga institucionet private 5 mijë euro. Diku janë mbi 21 mijë euro i ka të hyra të tjera përpos pagës bazë që ka . kështu që kjo e fakton dhe dëshmon që në Kosovë buxheti i Kosovës me vendime të ndryshme po abuzohet, po keqpërdoret dhe po keq menaxhohet”, ka thënë Havolli.

Ndërsa, Lana Owens OPDA, pjesë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, ka thënë se një nga gjërat e rëndësishme që duhet pas parasysh në sistemin e drejtësisë është transparenca.

Ajo ka shtuar se sistemi gjyqësor nuk është i njohur për publikun e përgjithshëm se nëse një zyrtar gjyqësor apo prokurorial, është në konflikt interesi.

Ndryshe, edhe pse ishin të ftuar, përfaqësues të Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorisë nuk kanë marrë pjesë në këtë tryezë. 

IKD: Ka zyrtarë që mbajnë deri në shtatë pozita të punës

Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit”, IKD ka publikuar raportin lidhur me përputhjen dhe ushtrimin e funksioneve publike të zyrtarëve të sistemit të drejtësisë në përputhje me Ligjin mbi Konfliktin e Interesit, Betim Musliu nga IKD ka thënë se shumë zyrtarë janë bërë “supermenë” që mbajnë shumë pozita zyrtare.

Ehat Miftaraj nga IKD ka publikuar raportin dhe gjetjet konfliktit të interesit, i cili ka thënë se këto parime dhe standarde një numër i madh i zyrtarëve publik nuk i zbatojnë në praktikë.

“Nga 4 mijë dokumente të vërtetuara nga deklarimi i pasurisë, ka dal se 563 zyrtarë mbajnë më shumë se një pozitë zyrtare”, theksoi Miftaraj.

Sipas tij, ka zyrtarë që mbajnë edhe deri në shtatë pozita të punës.

Lana Owens nga ambasada amerikane ka thënë se është jo efikase dhe shkelje të konfliktit të interesit nëse zyrtarët mbajnë më shumë se një pozitë zyrtare ose edhe deri në shtatë pozita.

Shaip Havolli nga Agjencia Kundër Korrupsionit ka thënë se kanë trajtuar një numër të madh të rasteve për konflikt të interesit.

 Kjo agjenci sipas tij, gjatë këtij viti kanë trajtuar 78 raste për konflikt interesi, prej tyre 2 raste janë për hetime dhe 1 është proceduar në gjykatë.

“Bazuar në të gjeturat tona, ne kemi identifikuar një zyrtar të lartë ka deklaruar të hyra të rregullta mbi 22 mijë euro nga një pagë, ndërsa pas hetimit tonë është vërtetuar se ky zyrtar ka të hyra edhe mbi 22 mijë euro të tjera nga të ardhura të tjera”, theksoi Havolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat