Chabert: Konflikti i interesit po ndalon zbatimin e ligjeve

Aktuale

Chabert: Konflikti i interesit po ndalon zbatimin e ligjeve

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 12:09
Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert në hapjen e Javës kundër Korrupsionit tha se Kosova ka ligje të mira por se ato nuk po zbatohen në praktikë.

“Jam këtu që të thëm se një pjesë e korrupsionit është pjesë e përditshme në qeveritë tona sepse ka ndikim edhe në zhvillimin socio ekonomik. Në realitet Kosova ka miratuar çështjet kyqe për konfliktin e interesit, Kosova është në vijë me praktikat evropiane por konflikti i interesit nuk e lejon zbatimin e këtyre ligjeve, andaj kemi mungesë të ndëshkimit të shërbyesve civil që e kalojnë vijën e konfliktit të interesit”, tha Chabert.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat