Për Kosovën kollitet Amerika, jo BE-ja dhe NATO-ja!

Aktuale

Për Kosovën kollitet Amerika, jo BE-ja dhe NATO-ja!

Nga: N.Sh Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 15:07
Ilustrim

Profesor dr. Binak Maxharraj thotë se, me Kosovën askush nuk guxon të luaj, as Bashkimi Evropian dhe as NATO-ja, sepse kollitet Amerika.

Maxharraj, thotë se edhe Serbia mund të flet për kufijtë, por kurrë nuk guxon me sulmu Kosovën.

Sipas tij, lufta e Serbisë me Kosovën ka marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Ja shkrimi i dr. Maxharraj:

BACI I JONË I MADH AMERIKA.

Sot BE po bisedojka për ushtrinë dhe taksat në Kosovë. Por rezoluta e tyre është e pa vlerë. Për Kosovën tashti punët i ka marrë marrë Baci i Madh, ata që edhe na e dhanë lirin. Më Kosovën askush më nuk guxon të luaj, as BE, as NATO, sepse aty kollitet Baci i jonë i Madh.

Edhe Serbia mund të kokoriset në kufijtë, por ajo kurrë nuk guxon më e sulmu Kosovën. Lufta e Serbisë më Kosovën ka marrë fund njëherë mirë e përgjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat