Presidenti Thaçi flet për korrupsionin

Aktuale

Presidenti Thaçi flet për korrupsionin

Nga: D.RR Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 17:31
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë komentin e tij në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit.

Ai ka shkruar në Facebook se Korrupsioni është armiku më i madh i një shoqërie demokratike. Sipas tij, Kosova ka krijuar legjislacionin më modern në rajon dhe institucionet duhet ta kenë rolin dominues në luftën kundër korrupsionit, përcjellë "Bota sot".

Postimi i plotë:

Korrupsioni është armiku më i madh i një shoqërie demokratike dhe aktivitetet në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit janë shumë të rëndësishme për krijimin e një dinamike të re në luftën kundër kësaj dukurie negative. Kosova ka krijuar legjislacionin më modern në rajon dhe institucionet duhet ta kenë rolin dominues në luftën kundër korrupsionit, por gjithsesi se nevojitet edhe një angazhim i fuqishëm qytetar, që kjo luftë të sjell rezultate më shumë. Funksionalizimi i tërë mekanizmave që merren me zhbërjen dhe parandalimin e korrupsionit është hap jetik për forcimin e shtetit të së drejtës. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat