Lëvizjes Vetëvendosje iu bashkua edhe një fytyrë publike

Aktuale

Lëvizjes Vetëvendosje iu bashkua edhe një fytyrë publike

Nga: N.H Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 21:27
Sabit Istogu dhe Albin Kurti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje njofton se partisë së tij i është bashkuar gazetari Sabit Istogu, përcjell "Bota sot".

Albin Kurti ka folur për kontributin dhe angazhimin e Istogut.

"Istogu jeton në Skënderaj dhe me prejardhje është nga fshati Palluzhë. Angazhimi dhe kontributi i tij në paqe e në luftë është i mirënjohur jo vetëm në Drenicë por edhe në mbarë Kosovën e më gjerë", shkruan Kurti.

Ja postimi i plotë i Kurtit:

Sot, në Lëvizjen VETËVENDOSJE! na u bashkua z.Sabit Istogu, gazetar i luftës çlirimtare, reporter nga Drenica për TVSh dhe Deutsche Welle, publicist, punëtor i Rilindjes, Bujkut dhe RTK-së. Z.Istogu jeton në Skënderaj dhe me prejardhje është nga fshati Palluzhë. Angazhimi dhe kontributi i tij në paqe e në luftë është i mirënjohur jo vetëm në Drenicë por edhe në mbarë Kosovën e më gjerë. Jemi të nderuar e të gëzuar që në mesin tonë e në radhët tona e kemi Bacën Sabit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat