Fillon transmetimi i drejtpërdrejt i sesioneve të Organit Shqyrtues të Prokurimit

Aktuale

Fillon transmetimi i drejtpërdrejt i sesioneve të Organit Shqyrtues të Prokurimit

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 07:18
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP)

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) sot fillon me transmetim të drejtpërdrejtë “live stream” të sesioneve, një hap ky në drejtim të një qasjeje më transparente nga ana e këtij institucioni.

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) në Kosovë, organ ky administrativ i cili shqyrton rastet e prokurimit ndaj të cilave parashtrohen ankesa apo ku protestohet lidhur me procesin e ofertimit, është duke punuar me USAID në rritjen e transparencës së përgjithshme të procesit të shqyrtimit të prokurimit. 

Kohët e fundit, USAID-i ndihmoi OSHP-në të zhvillojë një plan përmirësimi duke u fokusuar në avancimet e nevojshme të transparencës, mjedisit ligjor dhe rregullator, si dhe kapaciteteve organizative. Si hap i parë në zbatimin e këtij plani, OSHP-ja po shënon fillimin transmetimit të drejtpërdrejtë “live stream” të seancave të tij. USAID-i ka trajnuar dhe pajisur stafin e OSHP-së për transmetimin e drejtpërdrejtë të sesioneve përmes faqes së internetit të OSHP-së, duke përmirësuar kështu më tej transparencën e këtij institucioni.  

USAID-i përmes aktivitetit të tij Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse mbështet institucionet e Qeverisë së Kosovës në nivelin lokal dhe qendror në zbatimin e reformave antikorrupsion si dhe në përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies së procesit të prokurimit komunal në të gjitha 38 komunat e Kosovës. 

Veprimtaria po mbështet gjithashtu edhe organizatat e shoqërisë civile për të krijuar, zbatuar dhe promovuar idetë, mekanizmat dhe zgjidhjet inovative që do të kontribuojnë në rritjen e rolit të qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në reduktimin e cenueshmërisë së qeverive komunale ndaj korrupsionit, duke promovuar në këtë mënyrë një sistem të drejtë dhe transparent të prokurimit dhe zbatuar aktivitete të monitorimit që përmirësojnë ofrimin e shërbimeve nga ana e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat