Haradinaj kujton kohën e luftës: Ushtria është arritje e jashtëzakonshme

Aktuale

Haradinaj kujton kohën e luftës: Ushtria është arritje e jashtëzakonshme

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 11:23
Ramush Haradinaj

Pak ditë para se në Kuvend të kalojnë projektligjet që transformojnë FSK’në, i pari i ekzekutivit iu është drejtuar qytetarëve me një video nga intervista për Associated Press, që flet për periudhën e luftës, e kalon deri të taksa e vendosur për produktet serbe e boshnjake që thotë se do të hiqet vetëm kur Kosova të njihet nga Serbia. Sipas Haradinajt krijimi i ushtrisë është hap drejt NATO’s dhe e arritur e jashtëzakonshme

Haradinaj ka përmendur fillimisht vitet 98’ dhe 99’ duke përmendur intervenimin e NATO’s dhe ndihmën ndërkombëtare që ka ndihmuar për të përfunduar lufta.

"Sot, 20 vjet më pas, pasi jemi ndihmuar nga mbarë bota dhe pas ruajtjes së paqes dhe sigurisë për popullin e Kosovës, ne po krijojmë ushtrinë tonë, e emëruar deri më tani si FSK, me qëllim që të kontribuojmë për paqe dhe stabilitet të shtetit tonë, rajonit, me shpresën për të kontribuar për paqe dhe stabilitet në tërë botën. Deri më tani, kemi qenë vetëm konsumues të paqes dhe kemi trupa ndërkombëtar këtu dhe po, do të donim një ditë të shpaguajmë të gjitha kombet, të gjithë gratë e burrat që kanë shërbyer në shtetin tonë, që të shërbejmë krah tyre për paqe në botë”, ka shkruar kryeministri.

Kjo sipas tij është lehtësim për popullin si dhe arritje e jashtëzakonshme drejt antarësimit në NATO.

Në fund, i pari i Qeverisë ka shkruar se tarifa do të hiqet vetëm kur të nënshkruhet marrëveshje ligjërisht obligative për njohje reciproke me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat