Haradinaj për Associated Press: Taksa ka qenë vendim për t’u mbrojtur ndaj agresionit serb

Aktuale

Haradinaj për Associated Press: Taksa ka qenë vendim për t’u mbrojtur ndaj agresionit serb

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 11:36
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj,

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se tarifa 100% e vendosur ndaj mallrave të Serbisë ka qenë sipas tij vendim për ta mbrojtur veten kundrejt agresionit të vazhdueshëm të shtetit serb, njofton Klan Kosova.

Në një intervistë për agjencinë e njohur të lajmeve “Associated Press”, ka ritheksuar se kjo tarifë nuk do të hiqet derisa Serbia dhe Kosova të nënshkruajnë marrëveshjen për njohjen reciproke.

Haradinaj, ka thënë se Ushtria e Kosovës e cila do të formohet së shpejti, do të jetë një kontribuues modest i paqes në botë.

Kryeministri, Ramush Haradinaj tha se transformimi do ta bënte Kosovën një ofruese, jo vetëm një përfituese, të paqes.

“Nuk mund të jeni të sigurt, nuk mund të ndihmoni paqen dhe stabilitetin në botë, pa qenë në paqe me vetveten, duke pasur ushtrinë tuaj”, tha Haradinaj për Associated Press.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat