Pacolli: Lufta kundër krimit të jetë e bashkërenduar

Aktuale

Pacolli: Lufta kundër krimit të jetë e bashkërenduar

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 12:29
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, në konferencën franko-gjermane të luftës kundër trafikut të armëve te zjarrit në Ballkanin Perëndimor, rikonfirmoi angazhimin e vendit tonë për të qenë pjesë shumë aktive e kësaj përpjekje.

Ai me këtë rast tha se krimi e trafiku nuk njohin kufij, ndaj lufta kundër tyre duhet të jetë ndërkufitare dhe e bashkërenduar.

“Bashkë me ministrin e brendshëm paraqitëm plane konkrete për bashkëbiseduesit tanë - kolegët nga rajoni, institucionet franceze dhe gjermane dhe organizatat ndërkombëtare të pranishme.  Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet shtetërore është e përkushtuar që t’i kontribuojë sigurisë dhe paqes në rajon dhe më gjerë”, shkruan Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat