Çekia premton përkrahje për Kosovën në proceset integruese

Aktuale

Çekia premton përkrahje për Kosovën në proceset integruese

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 13:12
Dhurata Hoxha, priti sot në takim, Pavel Bilek

Ministria e Integrimit Evropian, përmes një komunikate për media ka njoftuar se ministrja Dhurata Hoxha, priti sot në takim, Pavel Bilek, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Çekisë në Kosovë, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit dhe procesin integrues.

Çekia ka qenë përkrahëse e vazhdueshme e shtetësisë së Kosovës, potencoi Ministrja Hoxha, e cila vlerësoi edhe përkrahjen e fundit në Parlamentin Evropian dhe Interpol, me votën pro të këtij vendi mik.

“Ne sot gjendemi para një sfide të re, sfidës së liberalizimit. Përkundër realizimit të të gjitha kushteve për liberalizim, ne mbesim i vetmi vend i privuar nga e drejta themelore, lëvizja e lirë”, ceku Ministrja Hoxha dhe shtoi se ish vendet me diktaturë komuniste e dinë më së miri ndjenjën e izolimit, kufizimit dhe procedurave të pakufishme për qytetarët për një vizë.

I ngarkuari me punë i Ambasadës së Çekisë, Bilek, vlerësoi lartë plotësimin e të gjitha kushteve për liberalizim dhe rikonfirmoi përkrahjen e Çekisë në të gjitha proceset që po kalon Kosova, me theks të veçantë, procesin integrues, reformat nga Agjenda Evropiane si dhe  dialogun si një nga vlerat e Bashkimit Evropian.

 Ministrja Hoxha dhe Bilek, u dakorduan se Kosova dhe Çekia kanë vullnet dhe gatishmëri të thellojnë bashkëpunimin e ndërsjellë, duke marrë përvojat integruese, përkrahjen për Kosovën për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare por edhe bashkëpunimin e gjithanshëm, si dy vende mike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat