Veseli sot e nesër takime me senatorë dhe kongresmenë amerikanë

Aktuale

Veseli sot e nesër takime me senatorë dhe kongresmenë amerikanë

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 13:21
Veseli sot e nesër takime me senatorë dhe kongresmenë amerikanë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në kuadër të vizitës së tij në Amerikë po qëndron në Uashington.

Ai sot dhe nesër do të ketë takime tejet të rëndësishme ku prite të takohet me senatorë dhe kongresmenë amerikanë, demokratë dhe republikanë.

Por përveç kësaj, Veseli do të ketë takim edhe në Shtëpinë e Bardhë dhe në Pentagon si dhe në Departamentin e Shtetit.

Kryeparlamentari Veseli po qëndron prej disa ditësh në ShBA në një vizitë zyrtare, në prag të vendimit të Republikës së Kosovës për formimin e Ushtrisë.

Gjatë kësaj vizite, përveç takimeve të shumta me zyrtarë të lartë amerikanë, kreu i Kuvendit, njëherësh lider i PDK-së u prit edhe në baza ushtarake ku ka parë nga afër pajisjet më moderne ushtarake, një pjesë prej të cilave tashmë kanë arritur në Prishtinë, ndërsa pjesa tjetër do të vijnë në periudha të ndryshme në koordinim me partnerët e përhershëm të Kosovës -SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat