Sami Lushtaku ftohet nga Gjykata Speciale për intervistim

Aktuale

Sami Lushtaku ftohet nga Gjykata Speciale për intervistim

Nga: G.B Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 14:56
Sami Lushtaku

Sami Lushtaku do të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë për intervistim me 14 janar 2019, përcjell Bota sot.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Komunikatë për media

Me autorizimin e klientit tim z. Sami Lushtaku, ju njoftoj se z. Lushtaku ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë.

Kjo është ftesë për intervistim.

Z. Lushtaku do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar.

Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani, dhe me mirësjellje kërkoj nga gazetarët që të mos e kontaktojnë z. Lushtaku rreth kësaj çështjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat