Veseli takohet me Nancy Pelosin, e cila pritet të jetë kryetarja e Kongresit Amerikan

Aktuale

Veseli takohet me Nancy Pelosin, e cila pritet të jetë kryetarja e Kongresit Amerikan

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 16:26
Nancy Pelosin

Kryeparlamentari Kadri Veseli pritet ta takojë kongresisten, Nancy Pelosi që pritet të zgjidhet kryetare e Kongresit amerikan.

Në fakt Pelosi konsiderohet aktualisht si një prej politikaneve më të fuqishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pozita që ajo do ta merr, konsiderohet si fuqia e tretë e pushtetit në SHBA, pas presidentit dhe zëvendëspresidentit.

Gjatë qëndrimit në Uashington, Veseli po takon edhe kongresistë e senatorë me ndikim në politikën amerikane. Ai do të qëndrojë edhe në Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagon, ku do të ketë takime të rëndësishme, sikurse edhe në Departamentin e Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat