Veseli merr përkrahjen për ushtrinë nga senatori amerikan

Aktuale

Veseli merr përkrahjen për ushtrinë nga senatori amerikan

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 17:47
Kadri Veseli dhe Gary Peters

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar edhe me senatorin Gary Peters.

Sipas Veselit senatori Peters është anëtar i Komitetit të Senatit të Forcave të Armatosura dhe i njëjti ka shprehur mbështetje për transformimin e FSK-së në ushtri.

Postimi i Veselit në Facebook:

Në takim me Senatorin, Gary Peters, një mik i madh i Kosovës. E falënderova për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës. Si anëtar i Komitetit të Senatit për Forca të Armatosura, me senatorin Peters diskutuam për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës. Ai shprehi përkrahjen e plotë si dhe patëm një diskutim shumë përmbajtësor për misionin dhe ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë sonë pas transformimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë përkrah Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat