Reagon ish-ministri i Shëndetësisë: Nga blerja e barnave kursyem miliona

Aktuale

Reagon ish-ministri i Shëndetësisë: Nga blerja e barnave kursyem miliona

Nga: N.SH Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 21:17
Imet Rrahmani

Ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka reaguar ndaj atyre që po e akuzojnë sa i përket çmimeve të barnave të cilat janë blerë për QKUK-në.

Rrahmani përmes një reagimi në Facebook, tregon se si kanë shpëtuar miliona euro nga blerja e barit Imatinib, e cila është ble shumë më lirë sesa kontrata e mëhershme.

“Në vitin 2015 Ministria e Shëndetësisë e ka kontraktuar barin Imatinib me çmimin 32 euro duke kursyer 1.2 milion euro, sepse mē heret ky bari ishte kontraktuar me 96 euro ( kaq ishte oferta edhe nē vitin 2015)”, shkruan ai, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja reagimi i plotë:

Pa dashur që të e torturoj publikun me reagime në disa deklarime që po na akuzojnë pa argumente dhe duke i shtrembëruar faktet dhe proceset, po jap disa argumente që janë rezultat i ecurive dhe proceseve që determinohen nga ekonomia e tregut dhe respektimi i ligjeve në fuqi.

E para, u përmend se bari Imatinib u ble me çmim shumë me të lirë se sa kontrata e mëhershme dhe u kursyen miliona!!! Ja njē fakt i cili demanton përvetësimin e ecurisë që e paracakton konkurenca, si tē arritur personale : Në vitin 2015 Ministria e Shëndetësisë e ka kontraktuar barin Imatinib me çmimin 32 euro duke kursyer 1.2 milion euro, sepse mē heret ky bari ishte kontraktuar me 96 euro ( kaq ishte oferta edhe nē vitin 2015).

Atēherë u protestua dhe na sulmuan se kemi ble bari jo cilësor dhe askush nuk e përmendi si sukses kursimin e buxhetit. Tash po përmendet po ky bari i cili tash ēshtë blerë edhe më lirē se para dy viteve. Ne vlerēsojmë uljen e çmimit por kjo vjen si rezultat i konkurencës e para dhe e dyta vlera e kursimeve ēshtë shumë më pak se sa po paraqitet.

Fjala ēshtē nē disa dhjetra mijëra euro, e jo milion. Pra kēto lēvizje në çmime janë rezultat i konkurencēs dhe rregullave të ekonomisë së tregut. Njē problematikë tjetër është për të u hulumtuar edhe nga gazetarët edhe nga organet e hetuesisë, se qysh ndodhi që harxhimet për Insulina të shkojnë në gati dyfishimin e vlerēs së parave të harxhuara vitet e fundit?

Ne me afërsisht 3 milion euro kemi mbuluar nevojat dhe nuk kemi pasur mungesa të gjata. Tash harxhimet pēr Insulina kanë mrri mbi 5 milion!!! Ne kemi informacione se si ka ndodhur kjo rritje në blerjen e insulinave.

Pra, janë blerë nē sasi shumë të mēdha vetëm llojet insulinave që kanē çmimet më të larta dhe nuk janë blerë ose janë blerë në sasi tē vogla insulinat e lira! Tash a i ka fajet njësia kērkuese a i ka fajet favorizimi i qëllimshēm i firmave farmaceutike mbetet të hetohet?! Në kohēn tonë ne kemi kursyer vetëm me kontraktimin e Gensulinës ( duke respektuar procesurat dhe ligjet në fuqi) hiq më pak se rreth 1.5 milion euro. Ka edhe argumente të tjera që hedhin posht kēto tentime që të mashtrohet opinioni me shifra e me deklarime të paqēndrueshme, që nuk kanë asnjë qëllim tjetër vetëm se tē sulmohet tjetri dhe të mbulohet dēshtimi total në furnizim me barna dhe material harxhues. Të i rikujtojmë opinionit se Ministria e Shëndetësisë ka pasur 10 milion mē shumë buxhet për barna dhe nuk ka arritur të furnizoj institucionet tona shēndetësore as në gjysmēn e asaj ku e kemi mbrri ne me ma pak buxhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat