Ish-eprori i UÇK-së i reagon Ganimete Musliut: Disa “gjenerala” e njollosen vet emrin e tyre

Aktuale

Ish-eprori i UÇK-së i reagon Ganimete Musliut: Disa “gjenerala” e njollosen vet emrin e tyre

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 21:34
Sami Lushtaku dhe Ganimete Musliu

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari ka reaguar pas deklaratës së Ganimete Musliut, e cila tha se nuk ka Gjykatë që i njollosë emrat e gjeneralëve.

Miftari thotë se kjo është e vërtetë, mirëpo, sipas tij, disa “gjenerala” i kanë njollos emrat e tyre vet.

Ai thekson se ushtarin e vërtet të lirisë nuk e ndynë askush.

Më poshtë reagimi i Miftarit:

Ganimete Musliu: Nuk ka Gjykatë që njollos emrat e gjeneralëve.

Shumë e vërtet Gane pasi disa "gjenerala" që kanë shit Kuaj e lop në treg e kanë qenë shfercera të Braca Kariqav para luftes i kanë njollos emrat e tyre vet.

Ushtarin e vertet të liris sun e ndyn askush nese se ka ndyer veten gjat dhe sidomos pas luftes ose para luftes duke nga mas pasuris jo të ndershme...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat