Pacolli takon homologun e tij gjerman, bisedojnë për liberalizimin e vizave

Aktuale

Pacolli takon homologun e tij gjerman, bisedojnë për liberalizimin e vizave

Nga: A.M. Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 22:15
Heiko Maas dhe Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar me homologun gjerman, Heiko Maas në Paris me të cilin kanë diskutuar për liberalizimin e vizave.

Pacolli ka njoftuar përmes Facebook-it se do të zhvilloj vizitë zyrtare në Berlin.

Postimi i plotë:

Me homologun tim gjerman, Heiko Maas, u dakorduam për një vizitë timen në Berlin në ditët e ardhshme. Gjermania duhet të tregojë lidershipin e vet dhe të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, pas përmbushjes së secilit kriter të vendosur. Kjo ishte edhe tema me të cilën biseduam në Paris me ministrin e jashtëm të Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat