Kryetari i Suharekës merr një vendim interesant për mërgimtarët që vijnë për fundvit

Aktuale

Kryetari i Suharekës merr një vendim interesant për mërgimtarët që vijnë për fundvit

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 23:59
Bali Muharremaj

Kryetari i Komunës të Suharekës Bali Muharremaj ka bërë të ditur se nga data 17.12.2018 deri më 18.01.2019, mërgimtarët do të kenë qasje më të lehtë parking.

Ai përmes një njoftimi ka thënë se kjo do të bëhet vetëm këtë vit, për të gjetur zgjidhje më të shpejtë, ngase viteve tjera do të ofrohen mundësi parkingu më shumë në qytet.

Më poshtë postimi i Muharremajt:

Nga data 17.12.2018 deri më 18.01.2019, brenda kësaj periudhe mërgimtarët do ta kenë qasjen e parkingut më të lehtë për shërbimet komunale, duke vënë në shërbim oborrin e komunës, për aq kohë sa t’i kryejnë shërbimet në institucione komunale. 
Kjo bëhet vetëm këtë vit, për të gjetur zgjidhje më të shpejtë, ngase viteve tjera do të ofrohen mundësi parkingu më shumë në qytet.

Një ekip është caktuar poashtu, që ti asistoj ata gjatë procedurës së nxerrjes së dokumenteve, për ti evidentuar vonesat dhe paqartësitë eventuale.

Ne ju shërbejmë sepse e kemi detyrë.

Sinqerisht
Bali Muharremaj

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat