Deputetë kritikojnë kryeministrin për shtesat e prokurorëve specialë

Aktuale

Deputetë kritikojnë kryeministrin për shtesat e prokurorëve specialë

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 09:16
Kuvendi i Kosoves

Me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës prokurorët specialë do t’i marrin 400 euro si shtesë në pagat e tyre, ndërsa kryeprokurori deri në 500 euro. Vlera e përgjithshme e kësaj ndarjeje financiare rrumbullakohet në 66 mijë e 800 euro. Një vendim i tillë po kritikohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët nuk shprehen të habitur pasi janë mësuar me veprimet e kundërligjshme të Qeverisë

Projektligji për Paga ende është duke u zvarritur në sirtarët e Kuvendit, por kryeministri i Kosovës po vazhdon me ndarjen e mjeteve shtesë për kategori të caktuar.

Vetëm në mbledhjen e fundit kryeministri Ramush Haradinaj mori vendim që të ndahen 66 mijë e 800 euro për shtesat e prokurorëve specialë. Nga kjo shumë 400 euro për prokurorët specialë, ndërsa 500 euro për kryeprokurorin.

Por ndryshe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët po e vënë në “pikëpyetje” ligjshmërinë e vendimit të kryeministrit, është shprehur ministri i Administratës Publike (MAP), Mahir Yagcilar. Yagcilar ka thënë se derisa nuk ka ligj kryeministri ka të drejtë të marrë këtë vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat