Burjani: Vullneti i Bahtirit i arsyeshëm, por duhet referendum

Aktuale

Burjani: Vullneti i Bahtirit i arsyeshëm, por duhet referendum

Nga: D. B Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 10:22
Mitrovica

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka dalë me një plan të ri për bashkimin e Mitrovicës.

Ai thotë se do të bëjë një peticion për të mbledhur 10 mijë nënshkrime të qytetarëve të Mitrovicës, duke shtuar se nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit.

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike Blerim Burjani, ka thënë se kjo çështje nuk varet nga Agim Bahtiri e as nga nënshkrimet e komunës, pasi komuna tjetër duhet të kërkojë bashkimin në këtë rast edhe në pajtueshmëri të plotë me ligjin për vetëqeverisje lokale.

Sipas tij, ky vendim  nuk është vullnet i kërkuar nga Bahtiri, pasi të gjithë e duan bashkimin e Mitrovicës.

“Problemi nuk është tek vullneti i Bahtirit, i cili po shprehë një vullnet politik të arsyeshëm, por kjo nuk duket të jetë e mundshme as ligjërisht, pa një referendum të ligjshëm. Kjo njëherë mbetet një temë folklorike, dhe pozitive dhe një çështje e vullnetit. Kjo temë nuk ka gjasa të mëdha, as të bëhet debat i mire patriotik, pasi ligji për kufij nuk ka nevojë të ndryshohet fare dhe se nuk tregon asnjë pengesë”, ka thënë Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat