A do të shkarkohet sot kryeministrja May? Ja çka thotë ambasadori O’Conell

Aktuale

A do të shkarkohet sot kryeministrja May? Ja çka thotë ambasadori O’Conell

Nga: A.Zh Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 15:04
Kryeministrja britanike Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May sot do të përballet me mocion votëbesimi.

May ka deklaruar se do të kontestojë votën kundër saj.

“Unë do ta kontestojë atë votë me gjithçka që kam”, është shprehur May mëngjesin e 12 dhjetorit, pas njoftimit se në orët e mbrëmjes do të votohet mocioni i mosbesimit.

Në lidhje me mocionin e mosbesimit ndaj kryeministres May, është pyetur edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruari O’Conell.

I pyetur nga bashkëbiseduesit/qytetarë në Kosovë në Facebook se a do t'i mbijetojë kryeministrja May mocionit, O’Conell ka thënë se atje shërbimi civil është politikisht i paanshëm, përcjell Bota sot.

Duke e quajtur këtë model të mirë, ambasadori ka thënë se preferon t’i shmanget pyetjes.

“Në Mbretërinë e Bashkuar, shërbimi civil (dhe shërbimi diplomatik) është politikisht neutral, vepron vetëm në interes publik dhe kombëtar dhe duhet të mbetet politikisht i paanshëm. Mendoj se ky është një model i mirë. Kështu që me respect, do të shmang komentet”, ka deklaruar O’Conell./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat