O’Connell për taksën 100%: Duhet të respektohen rregullat e CEFTA-s

Aktuale

O’Connell për taksën 100%: Duhet të respektohen rregullat e CEFTA-s

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 15:08
Ruari O’Connell

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell ka treguar se Kosova duhet t’i respektoj rregullat dhe gjithashtu Serbia t’i mbajë obligimet e veta.

O’Connell në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, shkruan se CEFTA ka rregulla dhe mekanizma qe duhen respektuar.

“Mendoj që është mjaftë e rëndësishme për Kosovën që ta kuptoj, 10 vite pas pavarësisë, që miqtë’ ndërkombëtar po mundohen ta ndihmojnë atë, por Kosova duhet të respektoj rregullat. Në këtë rast CEFTA ka rregulla dhe mekanizma që duhen respektuar. Kosova nuk ka pasur dhe duhet t’i respektojë ato nëse do që të trajtohet si një shtet serioz. Por edhe Serbia gjithashtu duhet t’i mbajë obligimet e veta. Të dy palët duhet t’i shmangin veprimet që rrezikojnë sigurinë dhe rrisin tensionet. Ne këtë çështje situata e fundit na tregon një gjë, që situata aktuale për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk i ndihmon askujt përveç atyre që kanë interes për mungesë të normalizimit, kjo përfshinë kriminelet dhe terroristët”, shkruan O’Connell.

Ambasadori britanik gjatë bashkëbisedimit ka shtuar se pritet të respektohet marrëveshja e CEFTA-së ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne i kuptojmë rrethanat që kanë shtyrë qeverinë në vendimin për taksen ndaj Serbisë, ne gjithashtu kuptojmë që Qeveria e Kosovës ka ndërmarr masa të sigurojë që mos ketë pasoja negative në Kosovë për shkak të taksës. Kjo i bie qe ne e trajtojmë Kosovën si një shtet sovran dhe të pavarur dhe ne si partner ndërkombëtar presim që të respektohet marrëveshja të cilën ata e kanë nënshkruar”, shton ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell.

Kujtojmë se qeveria me 21 nëntor kishte marr vendim që t’iu vendos taksë prej 100 për qind produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në drejtim të Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat