IKD: Politika po ndërhyn në lëndët e zvarritura

Aktuale

IKD: Politika po ndërhyn në lëndët e zvarritura

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 15:19
Betim Musliu

(E plotësuar) - Ankesat kryesore ndaj sistemit të drejtësisë janë zvarritjet ndaj lëndëve. Madje gjatë zvarritjes në to ndërhyn edhe politika. Kështu u tha në ditën e tretë të “Javës Kundër Korrupsionit”, ku koalicioni i OJQ-ve mbajti një tryezë diskutimi me temën “Integriteti, Llogaridhënia dhe Efikasiteti i Sistemit të Drejtësisë-Nevoja për Vetting:”.

Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi,  tha se pas shpalljes së pavarësisë, sistemi i drejtësisë vazhdimisht është ballafaquar  me probleme, ku siç tha ai  kryesisht kanë të bëjnë me zvarritjen e lëndëve në Gjykata.

Musliu: Ankesat kryesore ndaj sistemit të drejtësisë, janë zvarritjet e lëndëve

“Siç e keni pa në çdo raport  ndërkombëtar, por edhe ne si organizata  vendore që  monitorojmë sistematikisht sistemin e drejtësisë, vazhdimisht ky definicioni  i kapjes së institucioneve  në këtë rast edhe të sistemit të drejtësisë  është një prej definicioneve që  mund të shpjegohet me  ndërhyrjet politike  dhe me emërimet që  ndodhin praktikisht  e jo formalisht. Sepse në Kosovë  edhe në Këshillin Prokuroial  edhe në Këshillin Gjyqësor, por edhe Policia e Kosovës si  institucion i pavarur dhe në një formë  nëse e shohim rregullimin ligjor  atëherë mund të themi se  në masë të madhe  janë të pavarura, madje janë  si shtet brenda shtetit, sepse kanë aq shumë pavarësi  sa që po iu mungon në masë të madhe  llogaridhënie ndaj qytetarëve”, tha Musliu.

Sipas tij skandale ka pasur  edhe në Policinë e Kosovës duke përmendur kështu vjedhjet që janë bërë në dhomën e dëshmive në Prishtinë dhe Pejë.

Ndërsa, përfaqësuesja e ambasadës amerikane, Michaele Lakomy, sa i përket Vettingut tha se ideja është që të fokusohet në sigurimin e personave me integritet në institucione.

Lakomy: Vettingu ka fokus sigurimin e personave me integritet në institucione

“Pika fillestare është që secili proces i Vettingut  duhet që të fillojë  me aspekte të rekrutimit , është më e lehtë që të gjeni  dikë me integritet  dhe t’i mbani  ata në një drejtim  që dëshironi të jenë nga fillimi, në vend që të mundoni që të përmirësoni  sjelljet e keqe, ose  sjelljet që nuk i dëshironi. Kosova ka qenë e angazhuar  ndaj këtij procesi  në 2010 dhe kemi parë që njerëzit brenda sistemit  kanë dashur që të mirëmbajnë  këtë. Si institucion  i Kosovës kanë pasur  mekanizma që të sigurohen  që njerëzit performojnë tek standardet  dhe çfarë kemi parë  është që edhe pse këto mekanizma  ekzistojnë, është një mungesë  komunikimi “, ka thënë Lakomy.

Nehat Idrizi, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës,  ka vlerësuar se gjykatat performojnë kënaqshëm, në vitet e fundit. Madje, siç tha ai më shumë ka pasur përfundim të lëndëve se sa të pranimit të tyre.

Idrizi: Më shumë lëndë janë përfunuar se që janë pranuar

“Gjykatat  performojnë kënaqshëm  sidomos në dy, tri vitet e fundit, por edhe këtë  vit, kanë dëshmuar një produktivitet, 100 për qind më shumë lëndë janë  përfunduar se sa që janë  pranuar. Kjo megjithatë nuk është  për t’u nënvlerësuar, pa dashur të hyj në kualitetet e e drejtësisë, shifrat flasin, gjykatat në Kosovë janë në gjendje që të ushtrojnë funksionin  primar të tyre, ose minimum të ofrimit të shërbimit  gjyqësore  efikase dhe të arsyeshme, me përjashtim që sidomos  dy Gjykatat Themelore  në Prishtinë dhe në Pejë, për shkak të numrit të madh  të lëndëve e kanë të pamundur  të bëjnë këtë”, ka shtuar Idrizi.

Sa i përket zvarritjes së lëndëve , ai u justifikua se kjo nuk ndodh në të gjitha gjykatat. I pyetur se a është pro Vettingut tha se duhet të bëhen analiza më të detajuara se a është e nevojshme një gjë e tillë.

Në lidhje me këtë është  pajtuar edhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj, ku tha se prioritet në trajtim kanë rastet kundër korrupsionit.

Ndërsa, sa i përket çështjes së Vettingut ai tha se duhet të jetë permanent, e jo siç tha ai të  ndryshohen emra.

Ndryshe, nga këta të fundit, drejtori i Policisë së Kosovës,  Rashit Qalaj tha se Vettingu  do të pastrojë institucionet, dhe se një gjë e tillë do te duhej të ndodhte tash e sa kohë.

IKD: Vetingu do të pastronte institucionet nga zyrtarët e korruptuar

Në ditën e tretë të "Javës kundër korrupsionit", koalicioni i OJQ-ve kanë mbajtur një tryezë diskutimi me temën “Integriteti, Llogaridhënia dhe Efikasiteti i sistemit të drejtësisë - Nevoja për Vetting".

Betim Musliu nga IKD tha se në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë, sistemi i drejtësisë vazhdimisht është përshkuar me probleme, që sipas tij kryesisht kanë të bëjnë me zvarritjen e lëndëve në Gjykata.

"Ankesat kryesore, janë zvarritja e lëndëve në gjykata. Në çdo raport ndërkombëtar,  por edhe ne si organizata, vazhdimisht definicioni i kapjes së sistemit definohet me kapjen e sistemit. Procesi i Vettingut si nevojë është definuar në këtë raport, në atë se çfarë kemi bërë ne. Janë bërë fizkultura të ndryshme që sistemi i drejtësisë t'iu ofrojë imunitet zyrtarëve. Zyrtarët kanë imunitet, nuk ndiqen dhe nuk gjykohen", tha Musliu.

Sipas tij zyrtarëve të lartë u krijohet  amnisti ku siq thotë Musliu nëse një herë ndodh një gjë e tillë, ajo do të jetë e përjetshme, pra zyrtarët e lartë do të amnistohen gjithmonë. T    

Musliu tha se skandale ka pasur edhe në Polici duke përmendur vjedhjet në dhomën e dëshmive në Pejë dhe Prishtinë

Musliu ka përmendur edhe përgjimet në rastin “Pronto duke thënë se Prokuroria është lënduar shumë me këto përgjime.

Nehat Idrizi, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, deklaroi se gjykatat performojnë kënaqshëm në vitet e fundit.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se Vettingu do të pastrojë institucionet dhe se një gjë e tillë do të duhej të ndodhte tash e sa kohë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat