Deputeti i LDK-së: Pa Amerikën nuk mundemi as me ëndërru ushtrinë

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Pa Amerikën nuk mundemi as me ëndërru ushtrinë

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 18:05
Deputetët e LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beiqir, gjatë një interviste të cilën është duke e dhënë në televizionin publik, ka thënë se Kosova pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund as të ëndërrojë të bëjë ushtrinë.

“Pa ShBA ne as ushqimin elementar nuk do mund të ja japim atyre njerëzve”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur nismën e presidentit Hashim Thaçi gjatë vitit të kaluar për të proceduar projektligjin për themelimin e FAK-ut por ka thënë se atë vit nuk ka pasur përkrahje ndërsa tani ka.

Ai ka thënë se LDK do të votojë projektligjet e reja.

I pyetur për vitin 2014, kur LDK nuk votoi ndryshimet kushtetuese në Kuvend për themelimin e ushtrisë në këmbim të vendeve të rezervuara të deputetëve serb.

Ai ka thënë se ajo është gënjeshtër.

“Zonja Jacobson ka qenë ambasadore amerikane, dhe unë kam qenë, Isa Mustafa, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi dhe asnjë fjalë nuk ka qenë që jepnani ju një mandat serbëve ose dy edhe do të keni ushtrinë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat