Limaj kërkon që pas votimit të Ushtrisë, Kuvendi ta mandatojë ekipin negociator - Bota Sot
Limaj kërkon që pas votimit të Ushtrisë, Kuvendi ta mandatojë ekipin negociator

Aktuale

Limaj kërkon që pas votimit të Ushtrisë, Kuvendi ta mandatojë ekipin negociator

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 20:13
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka theksuar se Kosova i ka para vetes dy tema shumë të rëndësishme.

“Është votimi i pakos së ligjeve, të cilat e transformojnë FSK-në në Ushtri dhe dialogu me Serbinë”, ka thënë Limaj.

I kontaktuar nga kp, Limaj ka thënë së përfundimisht vendi të premten do të bëhet me ushtri, duke e vlerësuar si lajm të madh për qytetarët e vendit.

Sipas Limajt, me votimin e ushtrisë do të ketë më shumë stabilitetit jo vetëm në Kosovë, por edhe rajon.

Më tutje, kryetari i Nismës ka thënë se Ushtria e Kosovës do të kontribuojë në forcimin e paqes në këtë pjesë dhe do të jetë e gatshme kurdo që të jetë në krah të partnereve ndërkombëtare.

“Pas votimit të ushtrisë, Kosova duhet t’i qaset seriozisht çështjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, th Limaj.

Ai ka thënë se Kuvendi urgjentisht duhet të miratojë platformën, apo parimet bazë mbi të cilat do të dialogohet si dhe ta mandatojë ekipin negociator. “Kosova duhet t’i qaset seriozisht çështjes së dialogut dhe unë pres që shpejt Kuvendi ta mandatojë ekipin negociator, për të udhëhequr bisedimet me Serbinë”, ka thënë Limaj.

Ndryshe, ditë më parë partia opozitare PSD, ka ndërmarr një iniciative për dialogun me Serbinë. Kjo parti tashmë ka hartuar një projektligj dhe një rezolutë pikërisht për çështjen e dialogut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...