Dobruna do intervistohet nesër nga Gjykata Speciale

Aktuale

Dobruna do intervistohet nesër nga Gjykata Speciale

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 20:53
Sokol Dobruna

Ish kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna i cili është ftuar nga Gjykata Speciale ka thënë se nuk e di nëse është ftuar si dëshmitar apo si i dyshuar.

Ai në një intervistë për RTV Dukagjini ka thënë se tashmë ka marrë një avokat dhe se nesër do e jap një intervistë.

Ai ka zgjedhur një avokat që nuk është në listën e avokatëve të Gjykatës Speciale, sepse thotë se nuk iu beson atyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat