Zeka-Haradinajt: Ti edhe me më ra në studio, unë të kapi përqafe

Aktuale

Zeka-Haradinajt: Ti edhe me më ra në studio, unë të kapi përqafe

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 21:13
Zeka dhe Haradinaj

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka iu është përgjigjur akuzave të Nasim Haradinajt nga Organizatat e OVL UÇK’së se deputetët që votuan Specialen janë tradhtarë.

Zeka i thënë Haradinajt se ka respekt për të.

“Ti edhe mem ra në studio, unë të kapi përqafe”, i ka thënë Zeka Haradinajt.

Në anën tjetër, Nasim Haradinaj tha se deputetët që votuan për Specialen duhet të japin dorëheqje.

“Çdo gisht i çuar në Kuvend për Gjykatë është tradhti. Remzi Shala ka me pa shumë shpejt se ku është qëllimi i tyre. Remzia ka mujt mos me nënshkru hiç atë letër që ia kanë sjell. Çka ka ba përpara UDB’a me kërcënime e rrëmbime të tilla, tash a po vepron edhe Beogradi. Nuk e njohim këtë Gjykatë, andaj nuk duhet përgjigjur asaj. Kjo Gjykatë Speciale i ka rrënjët në Beograd”, ka thënë ai.

Ai nuk e ka lënë as të flas deputetin e Nismës, Milaim Zekën, të cilit i ka thënë se deputetët janë ‘rrenca’.

“Për qata jeni në Parlament ju, se jeni rrenca. Ti Milaim e ke nënshkru ligjin e tani i ke rënë pishman. E di që je pishman. Unë s’kam nënshkru kurrgjë. Kom thanë që Gjykata ka me dështu. Me pas 1 pikë fytyrë krejt duhet me dhanë dorëheqje. S’kish pas fytyrë me dal me fol ma për këtë punë”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat