Milaim Zeka: Nasim Haradinaj na ka sha edhe në luftë

Aktuale

Milaim Zeka: Nasim Haradinaj na ka sha edhe në luftë

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 21:32
Pamje nga emisioni

Nënkryetari i OVL të UÇK, Nasim Haradinaj ka thënë qeverisja aktuale ia ka bërë popullit jetën në Kosovë si me qenë në burg.

Ai ka thënë se ushtarët e UÇK’së kanë qenë në gjendje të vdesin në luftë, andaj duhet me qenë të gatshëm me shku me dëshmu pafajësinë e tyre në Gjykatë.

“Deputetët nuk lirohen prej përgjegjësisë në këtë çështje. Të gjitha subjektet janë të përfshira. Ata të cilën e bënë këtë vepër, me kriju Moska, me angazhu Beogradin, me votu Prishtina. Remi nuk është hiç në listën e Dick Martyt”, ka thënë Haradinaj.

Ai i është kundërpërgjigj avokatit Tomë Gashi, kur ai iu drejtua për kryeministrin Haradinaj, për të cilin i tha se e ke kushëri.

“Kushëri i im është në Deçan atje, e tash është kryeministër i jemi e i yti. E di që krejt këta që kanë marrë ftesa, kanë qenë luftëtarë të zotë dhe janë në gjendje me sakrifiku. Na jemi njerëz të sakrificës, për shok shkojmë edhe në Speciale”, tha Haradinaj.

Atij i reagoi shkurt Zeka, i cili tha se nuk çuditet nga fjalët e Haradinajt tani, pasi ai i ka sharë edhe në luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat