Haradinaj: Gjykata ka me ju ardh në shpi edhe juve veteranëve të rrejshëm, ma mirë bini pishman

Aktuale

Haradinaj: Gjykata ka me ju ardh në shpi edhe juve veteranëve të rrejshëm, ma mirë bini pishman

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 21:46
Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj ka thënë se çdo kush që qoftë edhe për pak minuta ka qenë në UÇK ka gjasa të ftohet nga Gjykata Speciale.

“Çdo njëri që ka qenë qoftë edhe 1 orë, apo 1 minutë në luftë, ka gjasa të ftohet nga Gjykata Speciale”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.

Ai madje është tallur edhe për listat e rreme të veteranëve të UÇK’së të cilët vazhdojnë të marrin pensione.

“Edhe qita veteranët që kanë rrejt, nëse s’i bijnë pishamn si shpejt, ka me ju shku gjykata te shpia”, tha tutje Haradinaj.

Sipas tij, deputetët kanë qenë frikacakë që nuk e kanë ndal Gjykatën.

“S’keni pas b***thë me u shtërngu për Speciale”, ka thënë Haradinaj tutje, duke iu drejtuar deputetit Milaim Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat