Besnik Berisha thotë se të ftuarit nga Specialja janë të gjithë të dyshuar

Aktuale

Besnik Berisha thotë se të ftuarit nga Specialja janë të gjithë të dyshuar

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 21:52
Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha në Rubikon kundërshtoi kryetarin e OVL të UCK-së, Hysni Gucati, i cili u bëri thirrje ish pjesëtarëve të UÇK-së që mos t’i përgjigjen ftesës së Gjykatës Speciale.

“Në shekullin 21 në vend që të aspirojmë për të qenë shtet ligjor, kjo thirrje është e dëmshme për ata që e kanë mbajtur kapelën me tri shkronja në ballë, nuk kemi arsye ta quajmë Gjykatë të padrejtë sepse nuk ka ende asnjë vendim. Nga këndi im, e kisha ftuar secilin që ta refuzoj këtë ftesë meqë nuk u bënë nder”, ka thënë ai.

“Nuk mund të themi që s’janë bërë krime sepse janë njerëz që mungojnë nga lista e njerëzve të gjallë. Mendoj që nuk duhet të kemi frikë dhe të përballemi me drejtësi. Nuk mund ta quaj Gjykatën të padrejtë sepse ende nuk e ka sjell asnjë vendim”, ka thënë Berisha.

Ai tutje sqaroi që personat e ftuar deri më tash janë të dyshuar ndonëse sipas tij, ritmi i ngadalshëm i procesit e bën të mendojë që nuk ka prova të mjaftueshme dhe të fuqishme.

“Këta persona që janë ftuar tani janë të dyshuar. Janë ftuar me masën me të butë, pra përmes letër thirrjes… Se do të ketë persona të ndaluar nuk ka asnjë dyshim aty. Ftesa për t’u paraqitur në një institucion i cili është i ligjshëm dhe brenda Kushtetutës është urdhër i Gjykatës”, ka thënë Berisha, duke theksuar se kushdo që kundërshton t’i përgjigjet kësaj ftesa i merret liria madje edhe brenda Prishtinës.

“Mendoj që secili e ka prit një arrestim spektakular, por edhe zhagitja mendoj që tregon se nuk ka prova aq të fuqishme. Nga përvoja ime, kurdo që prokurorët janë ngadalësuar, ka treguar që nuk kanë prova të mjaftueshëm mirëpo po ashtu edhe mos harroni që mund të jetë që edhe dëshmitarët kanë qenë duke negociuar për kushtet”, sqaroi tutje Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat