Milaim Zeka: Na jemi deputetë të ‘hamamit’, na fyejnë e po na poshtërojnë

Aktuale

Milaim Zeka: Na jemi deputetë të ‘hamamit’, na fyejnë e po na poshtërojnë

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 22:50
Milaim Zeka

Deputeti nga radhët e NISMA’së, Milaim Zeka, i ka vënë një epitet të ri vetes dhe deputetëve të tjerë, me emrin e ri ‘deputet të hamamit’.

Zeka ka thënë se deputetët tani nuk kanë as imunitet e as nuk ju ka mbetur asgjë nga poshtërimet që po i bëhen, sipas tij ata janë tani deputet të ‘hamamit’.

“Na jemi deputet të hamamit, deputet të hamamit, na s’jemi deputet, na kanë heq edhe imunitetin, na fyejnë, na poshtërojnë”, tha Zeka.

Zeka po ashtu ka thënë se ma mirë i kishte mbajt 20 vite burg nga Gjykata Speciale sesa poshtërimet që ja kanë bërë Gjykatat e Kosovës.

“Ma qef kisha pas 20 vjet me më dënu Gjykata Speciale, se poshtërimin që ma kanë ba Gjykatat e Kosovë”, tha Zeka.

Deputeti nga Nisma po ashtu ka treguar se presidenti nuk është i ftuar nga Gjykata Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat