Gashi: Përveç Sokol Dobrunës të tjerët janë të dyshimtë

Aktuale

Gashi: Përveç Sokol Dobrunës të tjerët janë të dyshimtë

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 23:14
Tomë Gashi

Sipas Gashit mënyra e ftesës për intervistim përmes thirrjes telefonike nuk është ligjore.

Prokuroria Speciale në Hagë ka filluar të dërgojë ftesat për intervistim të ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deri më tani janë ftuar Rrustem Mustafa, Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti, Sami Lushtaku dhe Safet Syla.

Lidhur më këtë po diskutohet edhe në emisonin “Click” në RTv 21. Avokati Tomë Gashi tha se mendon që vetëm ish kryetari i gjykatës ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna është ftuar në cilësinë e dëshmitarit ndërsa të tjerët si të dyshimtë. “Unë besoj se përveç zotit Sokol Dobruna, ky është mendim i imi personal, të gjithë të tjerët janë si të dyshimtë.”, tha Gashi.

Ai tutje bëri të ditur se Dobruna ka angazhuar edhe një avokat në lidhje më këtë çështje. “Kjo pak i prishi matematikat e mija se përndryshe në shumë procese që kanë qenë kundër ushtarëve të UÇK-së ka (Sokol Dobruna) qenë i ftuar ekskluzivisht në cilësinë e dëshmitarit.”, theksoi Gashi.

Tutje avokati Gashi kritikoi mënyrën se si janë ftuar për t’u intervistuar personat e lartpërmendur. Ai tha se nuk është e ligjore që ata të ftohen vetëm përmes telefonit.

“As me ligjet e Republikës së Kosovës as me rregulla dhe procedura të posaçme që janë edhe janë edhe në Gjykatën Speciale që vlejnë edhe për prokurorinë mënyra e thirrjes me thirrje telefonike nuk ekziston nuk është e pranueshme dhe nuk është ligjore.”, bëri të ditur Tomë Gashi.

Ai shtoi se një situatë e tillë ka sjellë një konfuzion duke mos u ditur se në çfarë cilësie janë ftuar ish ushtarët e UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat